‘Nuk duroja dot të shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja në dy punë dhe lekët të mi hajë ai’! Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari del sot para gjykatës

GREQIA- 50-vjeçar shqiptar Eduart Danaj, i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten, duke i lënë armën e krimit të ngulur në trupin e pajetë, pritet t’i kërkojë falje hetuesit të hënën. Mbi 50-vjeçarin rëndon akuza për “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorimi i armëve”. Mësohet se të afërmit e së ndjerës do të përcjellin për në banesën e fundit sot, në Shqipëri, trupin e pajetë të Enkelejda Danajt.

Vëllai i Enkelejdës, teksa ka folur për mediat greke ka përmendur torturat që ka bërë ish-kunati i tij ndaj motrës edhe kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues. Ndërkohë, 50-vjeçari i arrestuar pasditen e së enjtes, ka rrëfyer në mënyrë cinike krimin e tij.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori dyshohet se është përgjigjur se “nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po më hante paratë. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”.

Related Posts

Çfarë mund ti ndodh Fatmir Spahiut nëse i humbë edhe 10 kg?

Fatmir Spahiu është aktor, komedian e personazh i njohur i botës së televizionit. Specialiteti i tij i thuajse çdo mëngjesi, janë mbishkrimet në Facebook, që nuk mungojnë…

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Moderatori kosovar ka ndarë një shqetësim mëngjesin e sotëm. Ai ka paralajmëruar ndjekësit që llogaria e tij në platformën X është hakuar. Moderatori informoi ndjekësit që për…

Pas Marinës, edhe Luana Vjollca rikthehet në TCH? Ja emisioni surprizë që do të drejtojë

Disa ditë më parë bëmë të ditur ekskluzivisht se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit….

U përplas me Luizin, ja si u prit Kiara nga Salsano pasi nisi aventurën në ‘Portokalli

Kiara Tito ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” për të folur ndër të tjera për rolin që…

Sara Gjordeni rrëzikon në shtatzani deri në këtë pikë

Këtë sezon shumica e vajzave të showbizit bën ndryshime drastike në pamje. Në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte edhe Sara Gjordeni. Me anë të…

Afrona Dika banore në “Big Brother”?!

Ky vit pritet të sjellë shumë figura të njohura në “Big Brother”. Ka disa ditë që po aludohet se edhe Afrona Dika do të jetë pjesë e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *