Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurës M.G, e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Lajmin e ka konfimruar Marcel Lekaj, zëdhënësi për media i kësaj gjykate.

“Gjyqtari i procedurës Qemail Suka, me datë 30 prill 2024, ka marrë AKTVENDIM, është aprovuar kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurës M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale: rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par 9 (nëse vepra penale rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave ) lidhur me par. 6 ( nëse vepra penale kryhet nga pakujdesia) dhe 1 të KP-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Related Posts

Beniada Nishani flet pa ‘doreza’, rrëfen arsyen që e riktheu në Shqipëri: Pata një dashuri…

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u larguan drejt Italisë me një gomone për…

Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon për herë të parë se dy fëmijët e saj i përkasin spektrit të autizmit

Arta Bajrami, këngëtarja e njohur e skenës, është pa dyshim një nga zërat më të pëlqyer të ditëve të sotme. Karriera e saj filloi me zhanrin R&B,…

Romeo: Konkurrenti i vetëm që do mund të më nxirrte nga kjo shtëpi do ishte….

Teksa të gjithë kanë qenë të ulur rreth tavolinës duke darkuar, ka qenë Ina ajo që i ka drejtuar Romeos një pyetje në lidhje me konkurrentin që…

E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë

Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Korricë e Epërme, ku një…

Prindërit i morën telefonin dhe kompjuterin, 16-vjeçari masakron për vdekje të gjithë familjen! Deklarata shokuese që dha për policinë

Një ngjarje horror është shënuar në San Paulo të Brazilit, ku një 16-vjeçar ka vrarë të gjithë familjen e tij, pasi prindërit i morën telefonin dhe kompjuterin….

“E vetmja gjë që nuk kam arritur…”, Heidi tregon ëndrrën e saj në sirtar

Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve. Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Heidi i është përgjigjur se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *