Këngëtarja e njohur shqiptare zbulon për herë të parë se dy fëmijët e saj i përkasin spektrit të autizmit

Arta Bajrami, këngëtarja e njohur e skenës, është pa dyshim një nga zërat më të pëlqyer të ditëve të sotme. Karriera e saj filloi me zhanrin R&B, ndërsa më vonë arriti me sukses të lëvrojë edhe në rryma të ndryshme. Baladat mbeten gjithmonë pika e saj e fortë…

Artistja ka qenë e ftuar së fundmi në një program televiziv, ku ka folur për jetën e saj profesionale si edhe për atë personale.

Arta ka treguar që është nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Ndërkohë që shprehet se ndihet me fat për familjen e saj të bukur, ajo ka rrëfyar gjithashtu se dy fëmijët e saj të vegjël, Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit.

“Kam dëshirë të tregoj një të vërtetë. Mendoj se është mirë që edhe publiku ta dijë sepse e kam një ndjenjë ngushtimi kur përballem cdo ditë me njerëzit. Ideali dhe Elektra janë diagnositifikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnositifkuar pak vonë sepse doktorët në fillim nuk kanë dhënë një diagnozë të saktë sepse donin të shihnin nëse do zhvilloheshin.

Unë nuk jam dorëzuar kurrë. Unë iu rri pas fëmiëjve se bashku me burrin. Fillimisht Ideali, menjëherë e kam dërguar tek neurologu, që 16 muajsh sepse e kam vënë re që ka disa vonesa duke e krahasuar me vajzën e madhe, Viktoria sepse ajo ka folur shumë heret.

Psikologët me kanë thënë që dyshonin por që nuk mund ta konfirmonin. Momentalisht jam duke i ndjekur në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë. Mund të them që po bëjnë një punë shumë të mirë. Zoti m’i ka dërguar këta ëngjëj që falin dashuri pa kusht, kuptojnë shumë por nuk flasin ende. Janë ende jo verbal. Janë të pavarur për nevojat e tyre, vishen dhe ushqehen por janë ende jo verbal”.

Related Posts

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Policia konfiskon dokumente e kompjuterë

Policia e Kosovës e ka përfunduar aksionin në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Zyrtarët Policor kanë…

Janë ndarë nga njëri tjetri apo jo? Bora Zemani sapo na tregoi se cfarë ka ndodhur mes Heidit me Romeos?

Në emisionin ‘Goca dhe Gra’ e ftuara speciale në panel ishte edhe Bora Zemani për krahë Heidit. Në një pjesë të emisionit Bora shprehet se ‘Unë mund…

Syla e mohon ‘punën’ në BBVK: Kam pasur ofertë por nuk arritëm marrëveshje për këtë arsye

Shumë herë u diskutua se analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e Big Brother Vip në rolin e opinionistit. Syla ka konfirmuar se ka pasur…

Lejimi i mallrave serbe, Haradinaj: Kurti tentoi ta mbulojë me lëmoshën 20 euro për pensionistët

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se në “mënyrë klandestine” e mori vendimin dje për heqjen e ndalesës për mallrat serbe në pikën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *