Akuzohet për shmangie nga tatimi, flet para Gjykatës Sinan Vllasaliu

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme.

Këtë deklarim Vllasaliu e ka bërë të premten në fjalën përfundimtare që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai akuzohet se ka dëmtuar shtetin me 24 mijë e 270 euro e 98 centë, duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

“Nuk ndihem fajtor… çdo gjë që ju kam shmangë është shume e paqëllimshme, si dhe kur më ka kerku ATK-ja nuk kam qenë këtu. Po sikur te dija sigurisht do te paraqitesha. Pasi që i vetmi problem i imi është se unë jam vetëm shtetas i Amerikës”, ka deklaruar Vllasaliu.

Fillimisht, gjykatësja Naime Krasniqi Jashanica, njoftoi palët në procedurë se avokati Florent Latifaj nuk ka mundur te jete prezent për arsye se personale, ndërsa ne vend të tij është sipas autorizimit zëvendësues avokatin Driton Musliu,

Avokati Musliu kërkoi që të lirohet nga përgjegjësia penale i auzauri Vllasaliu, pasi sipas tij, nuk ekziston elementi esencial që është qëllimi për t’iu shmangur tatimeve të shtetit.

Në anën tjetër, prokurorja Elza Bajrami, në fjalën përfundimtare pasi ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga neni 313 paragrafi 1 në paragrafin 2, ka thënë se është vërtetuar se ka pasur shmangie nga tatimi.

Ajo ka kërkuar që i akuzuari Vllasaliu të shpallet fajtor.

“Ne konsiderojmë se i njëjti ka kryer këtë vepër penale megjithatë kjo dëshmon se dhe me provat qe janë pjesë e shkresës së lëndës edhe nga ekspertizat, që ne si prokurori nuk i kundërshtojmë, edhe i propozojmë gjykatës që ta shpallë fajtor”, ka deklaruar prokurorja Bajrami.

Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Aktakuza thotë se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

Për këtë veprim, ai ngarkohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë të përgjithshme në vlerë prej 24 mijë e 270 euro e 98 centë.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Related Posts

Çfarë mund ti ndodh Fatmir Spahiut nëse i humbë edhe 10 kg?

Fatmir Spahiu është aktor, komedian e personazh i njohur i botës së televizionit. Specialiteti i tij i thuajse çdo mëngjesi, janë mbishkrimet në Facebook, që nuk mungojnë…

Në prag të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamitit i ndodh e papritura

Moderatori kosovar ka ndarë një shqetësim mëngjesin e sotëm. Ai ka paralajmëruar ndjekësit që llogaria e tij në platformën X është hakuar. Moderatori informoi ndjekësit që për…

Pas Marinës, edhe Luana Vjollca rikthehet në TCH? Ja emisioni surprizë që do të drejtojë

Disa ditë më parë bëmë të ditur ekskluzivisht se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit….

U përplas me Luizin, ja si u prit Kiara nga Salsano pasi nisi aventurën në ‘Portokalli

Kiara Tito ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” për të folur ndër të tjera për rolin që…

Sara Gjordeni rrëzikon në shtatzani deri në këtë pikë

Këtë sezon shumica e vajzave të showbizit bën ndryshime drastike në pamje. Në mesin e tyre nuk kishte si të mungonte edhe Sara Gjordeni. Me anë të…

Afrona Dika banore në “Big Brother”?!

Ky vit pritet të sjellë shumë figura të njohura në “Big Brother”. Ka disa ditë që po aludohet se edhe Afrona Dika do të jetë pjesë e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *