“Bild” raporton se kosovari Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh prej 15 mijë eurove

Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Siç raportoi “Bild” të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

Prokuroria është duke e hetuar prapavijën e krimit.

“Sfondi i krimit është ende objekt i hetimit”, tha prokurori publik Martin Stucker për gazetën Express.de.

Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva.

Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

Related Posts

Dua Lipa: Dua të thyej paragjykimet e botës për Kosovën, atje nuk ka më luftë

Ylli i estradës britanike, Dua Lipa, nuk është turpëruar asnjëherë për origjinën e saj shqiptare, edhe pse ka lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1995 për…

Ish-banorja e “BBV” shfaqet pa grim, ndjekësit nuk e njohin

Ish- banorja e spektaklit televiziv “BBVK2”, Santiana është tejet aktive në rrjete sociale, ku poston spesh foto të ndryshme. Së fundmi, ndjekësit e saj kanë reaguar për…

Nuk e njihnit, ky është burri i Françeska Muratit

Françeska Murati e cila ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother Vip” me eliminimin nga shtëpia më e famshme duket se i është…

Rike Roçi “çmend” rrjetin, nxjerr gjoksin në fushë

Rike Roçi është banorja e “BBVA”, e cila aktualisht po e shijon famën e marrë nga ky spektakël. Rikja, fokus iu dha formave truporë, ku vëmendje morri…

Batuta për të shoqin u bë virale, Françeska tregon çfarë i tha Ergysi kur e takoi! Ish-banorja e BBV zbulon kush fshihej pas veshjeve të saj të shtrenjta

Françeska Murati, banorja e Big Brother Vip 3, e cila u largua mbrëmjen e djeshme (18 maj) nga shtëpia vip, ka folur në lidhje me batutën që…

Adriana Matoshi përkrah Meritonin, ja çfarë vargje i dedikon

Finalja e madhe e BBVA është afër. Më 25 maj do të shpallet fituesi i këtij edicioni. Në mesin e pesë finalistëve është moderatori kosovar, Meriton Mjekiqi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *