Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Bergamo në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri nga pronari i një shtëpie në të cilën 26-vjeçari shqiptar ishte futur për të grabitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (27 prill) në Longuelo, në një lagje periferike të qytetit. Ish financiari 85-vjeçar, i cili mbante armë nën jastëk, ka qëlluar të riun shqiptar me një plumb në qafë. I riu shqiptar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai u arrestua me akuzën e grabitjes së rëndë pasi u trajtua dhe doli nga spitali. Po ashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij. Të dy ndodhen në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Të dy, të armatosur me kapuç, hynë në shtëpinë dykatëshe të Longuelos nga një derë në pjesën e pasme, të cilën hajdutët e hapën me një levë. Pasi u futën në banesë ata u pikasën nga i moshuari, i cili ishte duke parë televizor.

Dyshohet se ata e kërcënuan të moshuarin që t’i dorëzonte paratë dhe sendet me vlerë. Në ato momente 85-vjeçari rrëmbeu armën dhe qëlloi në drejtim të shqiptarëve, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur. Ndërsa gruaja e ish-financierit telefonoi policinë.

Related Posts

Kurti shtyn afatin për regjistrim të popullsisë për 11 komuna dhe për diasporën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e ku kanë vendosur për shtyrjen e afatit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave për 11…

“S’është vetëm shtylla juaj, i dashur Prindon”, Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta  i ka uruar ditëlindjen presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka shpërndarë në rrjetin social urimin e Prindonit – bashkëshortit të…

Akuzohet për shmangie nga tatimi, flet para Gjykatës Sinan Vllasaliu

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu e ka bërë të premten…

U qëllua për vdekje nga bashkëshorti, daja i saj hap dyert e mortit në Vlorë: Burri pinte alkool dhe e dhunonte

Daja i shqiptares, Enkelejda Danaj që u vra nga ish burri në Athinë ka hapur dyert me mortit të Vlorë. Ai pohon për gazetarin Armand Xhelili se 40-vjeçarja…

“E quante vajzën prostitutë”/ Vrasja e 40- vjeçares në Greqi, reagon avokatja e Enkelejda Danaj

“Ai e quajte vajzën e tij prostitutë. Ai i thoshte se ajo është bërë si nëna e saj”. Trondisin zbulimet e reja për lidhjen martesore të 40-vjeçares…

“Kam marrë ftesë nga BBV3”, Massimiliano Varrese tregon se kur do të mbërrijë në Shqipëri: Më kanë ftuar…

Së fundmi është aluduar shpesh herë se Massimiliano Varrese do të vijë në Shqipëri për tu përballur Heidin në “BBV3”. Një video e postuar prej tij, ku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *