Tentim vrasja në Ferizaj: Ndalohet për 48 orë i dyshuari që u përfshi në sherr me grupin tjetër

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj janë duke e hetuar rastin e plagosjes që ndodhi mbrëmjen e 26 prillit në rrugën “Shan Gashi” në Ferizaj. Disa persona janë cak i hetimit, teksa i dyshuari që ishte në kërkim tashmë është dorëzuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Arianit Duriqi, (31-vjeçar) është paraqitur në Polici dhe më pas është intervistuar lidhur me motivin dhe rrethanat e tjera të rastit.

I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe pritet që brenda afatit ligjor, Prokuroria të ushtrojë edhe kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.

Lidhur me këtë rast po hetohen edhe të dyshuarit Getuar Hajdari, Elvin Hyseni, dhe Shkëlqim Grainca.

Ndryshe, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

A e kërcënoi bashkëshorti Almën? Dëshmia e të dashurës së Erdgysit “pika kyçe” në këtë tragjedi

Sipas prokurorisë, Alma Arrazi ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe…

27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi…

Shqipërisë i dalin telashe me Serbinë, bashkëorganizatorin e kampionatit evropian të futbollit

Disa ditë pasi në Shqipëri u normalizua bashkëpunimi me Serbinë në organizimin e evropianit për të rinjtë. Tashmë janë shfaqur problemet e para mes dy shteteve partnere…

Kush është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov

Personi që shihni në foto është Aleks Marku, babai i cili hapi zjarr ndaj forcave RENEA nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur….

Trafikim i drogës nga Kina- Policia arrestojnë pronarin e “Agmia Center”, ai ankohet se hetuesit i lypin hise në biznes

Rinas Demiri, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të prokurorit të Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka dhe dy…

Rike Roçi zbulon ëndrrën e saj më të madhe

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi së fundmi ka qenë e ftuar në një program radiofonik, ku ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *