Kush është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov

Personi që shihni në foto është Aleks Marku, babai i cili hapi zjarr ndaj forcave RENEA nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.

Pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët, dhe gjithashtu vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.

Mbajti peng dy fëmijët e mitur në Durrës dhe qëlloi me armë drejt RENEA-s, vihet në pranga 40-vjeçari

Mbajti peng dy fëmijët, momenti kur 40-vjeçari në Durrës arrestohet nga policia (VIDEO)
Siaps policisë, Marku nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe sipas burimeve bashkëshortja e tij është kthyer ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” me dy fëmijët e mitur

Ndërkaq, besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa banesën e kishte marrë me qira për 1 javë me Durrës.

Në deklarimet paraprake 40-vjeçari, është shprehur se i ka marrë fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa policia po verifikon nëse ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij gjë që e kanë ccuar Markun në ndërmarrjen e një akti të tillë.

Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40-vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxori të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.
40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte po ashtu…

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca e…

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi…

Haradinaj kritikon Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës. Haradinaj në Klan Kosova tha…

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim…

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *