52 vjeçari nga Kosova vret serbin 38 vjeçar në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Insajderi merr vesh se i dyshuari është Rrustem Llapi, një mërgimtar nga Podujeva.

FOTO: Viktima

Derisa, Insajderi merr vesh se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Related Posts

Kapet sasi e madhe e municionit në Zveçan, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI

Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të…

“Dori nuk më thërret kurrë…”/ Olta Gixhari tregon detajin e pazakontë tek i shoqi!

Olta Gixhari ka realizuar një ask në rrjete sociale, ku është pyetur se si partneri ia ka shënur emrin në telefon. Nisur nga kjo, Olta ka rrëfyer…

“O vajzë e keqe”/ Meritoni i sulet në ofendime Heidit, reagon ashpër Romeo

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një ishte mes Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit, ku nuk kanë munguar as…

Vrau dy oficerë burgu dhe plagosi tre të tjerë, kush është “bosi i drogës” që u arratis në Francë

Të paktën dy oficerë burgu janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në Francë, pasi persona të armatosur i prenë rrugën një furgoni që po…

Ngjarje e rëndë në Shkup, raportohet se një burrë ka vrarë vëllain dhe kunatën

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit. Jozyrtarisht Klan Maqedonia mëson se një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën e tij…

Humb jetën në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar

Gjinekologu i njohur drenicas, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Burimet e IndeksOnline…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *