Ky është serbi që u qëllua për vdekje nga një shqiptar në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit në Gjermani.

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.

Indeksonline ka mësuar se kosovari 52-vjeçar me banim në Gjermani, Rushit Llapi, ka qëlluar për vdekje Stefanovic Aleksandar i njohur si profesionist i arteve marciale.

Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Related Posts

Vrau dy oficerë burgu dhe plagosi tre të tjerë, kush është “bosi i drogës” që u arratis në Francë

Të paktën dy oficerë burgu janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në Francë, pasi persona të armatosur i prenë rrugën një furgoni që po…

Ngjarje e rëndë në Shkup, raportohet se një burrë ka vrarë vëllain dhe kunatën

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit. Jozyrtarisht Klan Maqedonia mëson se një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën e tij…

Humb jetën në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar

Gjinekologu i njohur drenicas, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Burimet e IndeksOnline…

Abdixhiku: Albin Kurti zgjodhi PDK për shpëtimin e tij nga dështimet e mëdha

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket zgjehdjeve të parakohshme në vend, raporton Periskopi. Ai ka thënë se…

Vetaksident i rëndë në Sllatinë, humb jetën një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i…

Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija, nuk do ta kisha lënë kurrë

Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës në orën 09:55 minuta. Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *