Hoxha parasheh fundin e qeverise Kurti: Ky angazhim i Kryeministrit për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, do të jetë fundi i tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se do t’i siguroj votat për Kodin Civil, ku lejohen martesat e së njëjtës gjini dhe se planifikon që ky projektligj të kaloj gjatë muajit maj.

Lidhur me këtë deklaratë të Kurtit për GazetaBlic,ka folur teologu dhe Hoxha i Hanit të Elezit, Nusret Shiti.

Ai tha se miratimi i këtij kodi nga Kurti është hapi më i gabueshëm politik i tij në këto vite qeverisje.

“Ky insistim aq këmbëngulës i Kurtit për miratimin e këtij kodi është hapi më i gabueshëm politik i tij në këto vite qeverisje. Të deklarohesh pro mbrojtjes së familjes e pastaj të dalësh me këtë fushatë, është një kontraditë e llojit të vet. Sikur ky angazhim kaq i madh i tij të ishte në zgjidhjen e plotë të problemeve sociale dhe urgjente do të ishte shumë më mirë sesa që i duket urgjente miratimi i kodit për martes mes të njejtës gjini”, deklaroi ai .

Tutje ai tha se ky projektligj është pro zhdukjes së njeriut dhe si dukuri është kundër gjdo religjioni.

“Ky kod është pro zhdukjes së species njeri dhe si i tillë ky fenomen ka qenë ndesh me të gjitha kulturat dhe religjionet përgjatë gjithë histories”, u shpreh ai.

Tutje teologu Shiti tha se kjo do të jetë një e keqe që do të lë qeveria Kurti, popullit tonë.

“Në aspektin politik kosovarë miratimi i këtij kodi do të jetë një e keqe që do të na e lë qeveria Kurti pasi ta përfundon këtë mandat që për tu përshëndet me pozitën që ka ndoshta dhe për të mos u kthyer më. Mendoj se ky hap është shumë i qëlluar për ti dhënë një “kroshe” me fatalitet partisë së tij nga brenda”, tha ai.

“Mua më duket se ky angazhim aq i madh i Kurtit, do të jetë  fundi i tij në qeverisje”, theksoi Shiti.

Për në fund, Hoxhë Nusret Shiti tha se “jo vetëm unë por mendoj se i gjithë populli kosovarë është kundër derisa edhe ata që e votojnë në parlament, jashtë dyerve të kuvendit thonë se janë kundër. Nëse jemi në “ demokraci” të mos ushtroj presion për votimin e këtij kodi. Sikur të kishte në vendin tonë një referendum për këtë atëher shumë më mirë do ta kishte kuptuar Kurti se a po miraton diçka pro apo kundër vullnetit tē popullit”

Related Posts

Ish banorja e “Big Brother” humb babin: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi…

Arifi: VV’ja nuk i fiton më mbi 50%, zgjedhjet janë rrugëdalja e kësaj Qeveri të paaftë

Njohësi i çështjeve politike thotë se, mbrëmë as kryeministri Kurti dhe as kryetari i PDK-së, Krasniqi, nuk ishin të qartë rreth datës se kur do të mbahen…

Kapet sasi e madhe e municionit në Zveçan, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI

Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të…

“Dori nuk më thërret kurrë…”/ Olta Gixhari tregon detajin e pazakontë tek i shoqi!

Olta Gixhari ka realizuar një ask në rrjete sociale, ku është pyetur se si partneri ia ka shënur emrin në telefon. Nisur nga kjo, Olta ka rrëfyer…

“O vajzë e keqe”/ Meritoni i sulet në ofendime Heidit, reagon ashpër Romeo

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” ka patur debate të shumta mes banorëve. Një ishte mes Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit, ku nuk kanë munguar as…

Vrau dy oficerë burgu dhe plagosi tre të tjerë, kush është “bosi i drogës” që u arratis në Francë

Të paktën dy oficerë burgu janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në Francë, pasi persona të armatosur i prenë rrugën një furgoni që po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *