“Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime”, Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Në një prej ditëve më të rënda për dy motrat e njohura të skenës shqiptare, Adelina dhe Zanfina Ismaili, është përkujtuar nënën e tyre e ndjerë, Mona Ismaili, në tetë vjetorin e vdekjes së saj.

Me emocione të ndjera dhe përkujtime të forta, të dyja kanë ndarë në rrjetet sociale momente personale në kujtim të një figure të rëndësishme të jetës së tyre.

Adelina Ismaili, këngëtarja që ka lënë gjurmë të thella në muzikën moderne shqiptare, publikoi në InstaStory një fotografi të vjetër dhe të ngrohtë ku shfaqet ajo dhe nëna e saj. Ajo ka shkruar një mbishkrim përzemërsi: “Mami jeme. Sa herë kam mall për ty, më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime. Më mungon çdo ditë”. Ndjenja e mallit dhe respektit për atë që i ka dhënë jetë dhe e ka rritur ka qenë e dukshme në fjalët e Adelinës.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Zanfina Ismaili, e cila njihet për zërin e saj karakteristik dhe hite si “Gajdexhiu” dhe “Partizani i vogël”, zgjodhi një mënyrë të ndryshme për të kujtuar nënën. Ajo publikoi në InstaStory një ilustrim-animacion që përcjell ndjenjat e saj të brendshme, duke shkruar thjesht “8 vjet M.I”, duke e bërë homazhin e saj të thjeshtë por thelbësor.

Mona Ismaili, e cila me profesion ishte bibliotekiste, ka kontribuar në edukimin dhe pasurimin kulturor të komunitetit, ka qenë gjithmonë edhe mbështetësja kryesore e karrierës së vajzave të saj.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Si menaxhere e parë e Adelinës dhe më pas e Zanfinës, ajo ka qenë figura që i udhëhoqi në hapat e para të sukseseve të tyre. Vdekja e saj në vitin 2016 pas një përballjeje të vështirë me kancerin la një zbrazëti të madhe në zemrat e familjes si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan.

Related Posts

“E kundërshton Kodin Civil për qëllime elektorale“, Balje i reagon Kusarit: Mimoza është larg, s’i dinë principet e mia

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar deputeten Duda Bajle për qëndrimet e saj ndaj Kodit Civil dhe se këtë e bën më…

Reagon Fjolla Morina pas lajmeve për ribashkim me ish bashkëshortin

Ditën e sotme, lajmi i ribashkimit të Fjolla Morinës me ish bashkëshortin Fisnik Syla, pushtoi mediat rozë. Shkas i kësaj u bë një video e Fjollës e…

Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me lot në sy e ka dhënë lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të fëmijës së dytë të Alma Arrazit, nëna…

Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve! Vajzës i thosha “lere dhe vazhdo jetën tënde” por…

Voxnews.al ka sjell dëshminë tronditëse të babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së…

Rasti tragjik në Shkodër, flasin familjarët e burrit: Alma merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale

Familjarët e Ergys Arrazit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u mbyt në lumin Buna…

Dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e mitur, vështirësi në gjetjen e trupave

Operacioni në lumin Buna vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit për trupat e nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *