Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me lot në sy e ka dhënë lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të fëmijës së dytë të Alma Arrazit, nëna që i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët e saj.

“Është gjetur trupi i fëmijës së dytë/ Dyshohet që edhe trupi i nënës dhe i fëmijs tjerë të jenë në këtë zonë”.

“Kërkimet nga RENEA dhe peshkatarët e zonës do vijojnë edhe sot. Është një moment i rëndë, nuk gjej dot fjalët. I bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave në vend, të denoncojnë dhunën. Dhuna në familje, dhuna që çdo vajzë e grua përballet kur shkon në punë, në rrugë”.

“E kam thënë shpesh, por erdhi dita ta them edhe me lot në sy, na duhet të shkëputemi nga kjo situatë. Të reagojmë të gjithë si shoqëri. Edhe kur vajzat nuk reagojnë dot, duhet të reagojnë të gjithë të tjerët. Na duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit dhe të ndërhyrjes në kohë”, tha Balla.

Related Posts

Fansat në merak, çfarë po ndodh me Taynen

Është krijuese hitesh dhe një nga këngëtaret më inovative të gjenerates së re. Tayna ka sjell për publikun një mori hitesh, këngë që kanë krijuar lëvizje të…

Dalin në dritë planet kriminale të Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës për vrasjen e Durim Bamit! Ja kush i ndihmon…

Një kryefjalë e operacionit të SPAK për kapjen e krerëve të krimit të organizuar është edhe Ervis Martinaj. Ervis Martinaj është në aleancë më grupin kriminal të…

Arratisja e Enver Sekiraqës, në fillim të majit u dënua me 25 vjet, por s’ishte në burg – çfarë dihet deri tash

Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, do…

“O bjonde, idiote”/ Ofendimet e Meritonit ndaj Heidit, Romeo: E rëndë, jam i prekur

Romeo ka folur në lidhje me debatet e fundit mes të dashurës së tij Heidit dhe shokut të ngushtë, Meritonit. Ai i cilësoi të rënda ofendimet e…

Ky banor lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother, kompletohet 5-shja finaliste

Është kompletuar 5-shja finaliste e Big Brother Vip Albania 3. Romeos dhe Juliut iu shtuan sot edhe tre finalistë të tjerë. Françeska la sonte shtëpinë e Big…

Ky është personi që humbi jetën pasi u godit nga rryma në Prizren

Një burrë nga Prizreni ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Raportohet se i ndjeri është Rasim Shala, rreth 65-vjeçar. Vdekjen e viktimës e ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *