Kapen 500 kg duhan të kontrabanduara me vlerë mbi 6 mijë euro

Policia bashkë me Doganën e Kosovën kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në zonën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit të një veture janë gjetur 500 pako cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.

“Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës 47 vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar”.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuar dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”.

 

Related Posts

Dyshohet se u vetëmbyt me të ëmën, motrën e vëllain/ Policia për 9-vjeçaren e gjetur: S’ka shenja dhune

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë…

Totalisht i ftohtë, si reagoi Erdgys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë

Erdgys Arrazi ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes. Ai është treguar i…

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë

Polumbarët në lumin Buna po vazhdojnë kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e një nëne dhe dy fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë vetëmbytur. Deri…

Tragjedi në Shkodër/ Burri i dhunonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, pranga babait! Vijojnë kërkimet për të tjerët

Një ngjarje tronditëse që nuk është dëgjuar më parë në Shqipëri, në kufijtë e të pabesueshmes, ka ndodhur në Shkodër. Dhuna në familje është bërë shkak që…

Tentim-vrasje në veri

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës. Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshanit. Elshani tha…

Detaje të reja: Alma zbuloi tradhtinë e burrit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku një nënë e re së bashku me tre fëmijët e saj të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *