Vrasja e rëndë në Pejë: Sot mbahet seanca ndaj të dyshuarit, kërkohet masa e paraburgimit

Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, ndërsa shoferi i dyshuar tashmë ka rënë në prangat e Policisë, Gazeta Sinjali.

I dyshuari Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap dhe i njëjti tashmë ndodhet në ndalim policor.

Ndaj tij, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe seanca dëgjimore pritet të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Migjen Mekaj.

Ndryshe, Sinjali mbrëmë raportoi se konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani, tash i ndjerë, dyshohet se ia kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi kohë më parër. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, po dyshohet se ia ka zënë pritën gjatë ditës së djeshme dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët kanë pasur një rast të hapur në Polici.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një veturë, që dyshohet se është pronë e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Dyshohet se u vetëmbyt me të ëmën, motrën e vëllain/ Policia për 9-vjeçaren e gjetur: S’ka shenja dhune

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë…

Totalisht i ftohtë, si reagoi Erdgys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë

Erdgys Arrazi ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes. Ai është treguar i…

Nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Vazhdojnë kërkimet për 39-vjeçaren dhe dy fëmijët e tjerë

Polumbarët në lumin Buna po vazhdojnë kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e një nëne dhe dy fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë vetëmbytur. Deri…

Tragjedi në Shkodër/ Burri i dhunonte, nëna me 3 fëmijët hidhen në lumin Bunë! Gjendet trupi i 9-vjeçares, pranga babait! Vijojnë kërkimet për të tjerët

Një ngjarje tronditëse që nuk është dëgjuar më parë në Shqipëri, në kufijtë e të pabesueshmes, ka ndodhur në Shkodër. Dhuna në familje është bërë shkak që…

Tentim-vrasje në veri

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës. Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshanit. Elshani tha…

Detaje të reja: Alma zbuloi tradhtinë e burrit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku një nënë e re së bashku me tre fëmijët e saj të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *