Asnjë gjurmë për 3-vjeçarin, stërgjyshërit në Has: Bahrija e solli nipin të shtunën dhe më pas… (Video)

Ku ndodhet 3-vjeçari që u “rrëmbye” nga gjyshërit e tij nga ana e babait, të cilët refuzojnë t’ia kthejnë fëmijën të ëmës? Policia ende nuk ka një përgjigje.

Babai i vogëlushit humbi jetën në një aksident rrugor rreth 1 vit më parë. Pas arrestimit të gjyshit të të miturit, 60-vjeçarit Rexhep Gjuni, është ndaluar nga policia edhe një person tjetër, 49-vjeçari me iniciale A. S., banues në Has.

49-vjeçari i ndaluar nga uniformat blu është vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e gjyshes, 57-vjeçares me iniciale B. Gj, banuese në Durrës dhe vëllait tjetër të saj, 43-vjeçarit me iniciale F. S., banues në Has.

 

Policia ka kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri, por i mituri ende nuk është gjetur.

Rexhep e Shyqyrie Selaj, babain dhe nënën e Bahrije Gjunit, gjyshes që akuzohet se ka larguar nipin 3 vjeç nga e ëma dhe që është në kërkim nga policia e quajnë veprim të papjekur dhe i kërkojnë ta dorëzojë fëmijën. Ata tregojnë se Bahrija kishte shkuar në banesën e tyre në Has pikërisht më 13 prill. Atë natë kishin fjetur aty.

 

Të nesërmen kur Shyqyrie ishte kthyer nga kullotja e bagëtive nuk e kishte gjetur në banesë. Bahrija ishte larguar me fëmijën.

Related Posts

“Shumë provokuese”, Balje i reagon Kurtit për Kodin Civil: E votojmë nëse e hekni pikën për LGBT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila ka qenë shumë e zëshme sa herë është diskutuar Kodi Civil. Balje e ka komentuar deklaratën e Kurtit,…

Ky është i dyshuari që e kërcënoi policin në Mitrovicë për rastin që po e hetonte, ndalohet për 48 orë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze  gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar…

Kërkohet paraburgim për personazhin e TikTok të dyshuar për abuzim seksual, kaq mund të dënohet

Pamjet tronditëse të abuzimit seksual ndaj një fëmije gjatë një sfide në TikTok aktivizuan organet e rendit. I riu Valmir Shabani (19), i njohur si ‘Valmir bossi’…

E dhimbshme: Kjo është punëtorja e furrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë që vdiq në rrethana të dyshimta

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku një punëtore humbi jetën në rrethana të dyshimta. Vdekja…

Sela: Nuk e di Albin Kurti a e ka ditur para se ta bëjë foton se çfarë burreci dhe qyqari është Taravari

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela me partinë e…

Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas takimit romantik me Meritonin

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu një prej…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *