Kërkohet paraburgim për personazhin e TikTok të dyshuar për abuzim seksual, kaq mund të dënohet

Pamjet tronditëse të abuzimit seksual ndaj një fëmije gjatë një sfide në TikTok aktivizuan organet e rendit. I riu Valmir Shabani (19), i njohur si ‘Valmir bossi’ në këtë rrjet social, përfundoi në prangat e Policisë dhe më pas u dërgua në mbajtje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë ka ushtruar kërkesë për masën e sigurisë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Degradimi i integritetit seksual”.

Ai po dyshohet se gjatë një sfide live në TikTok, e kishte detyruar një fëmijë që të tregojë organin gjenital, e më pas shihet duke ia puthur me forcë.

Lidhur me të njëjtin rast, Policia ka shpallur në kërkim edhe personin tjetër, Xhemal Uka, që ishte duke komunikuar me Shabanin, i cili dyshohet pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.”

Ndërsa, kur kryesi përdor forcën, dënohet me burgim prej një 1 deri në dhjetë 10 vjet.

 

Related Posts

“Ai nuk di të dijë të lexojë”/ Fituesi i “BB” shpërthen ndaj Romeos: TURP per SHQIPERINE nëse fiton ai

Anaid Kaloti ka deklaruar se nëse e fiton aktori Romeo Veshaj këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’. Teksa…

Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale

Video shqetësuese e një politikani gjerman është bërë virale, pasi ka regjistruar veten në një banjë publike në Gjermani, teksa po lëpinte tualetin Video shqetësuese e një…

Pas konflikteve me familjarët për pronën, 38-vjeçari mbyll dyert dhe i vë flakën xhamisë, 11 të vdekur

Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në Kano të Nigerisë. Sipas BBC, një burrë dyshohet…

Familja e dinte të vdekur, burri gjendet gjallë pas 27 vitesh 100 metra larg shtëpisë! Qeni rrinte afër bodrumit ku e kishin mbyllur

Një adoleshent i cili u rrëmbye 27 vjet më parë, është gjetur i gjallë në bodrumin e banesës së fqinjit të tij, vetëm 100 metra larg familjes….

“Më në fund evropianët po përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”, Grenell i gëzohet letrës së tre liderëve ndaj Qeverisë

Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i…

Delet nxënëset më të reja në shkollë, i regjistruan që mos të mbyllet klasa

Mungesa e nxënësve në një shkollë në Nitting-Voyer-Hermelange të Francës verilindore, i ka shtyrë prindërit e nxënësve drejt një zgjidhjeje të padëgjuar më parë për të shmangur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *