Kontrabandë e pastrim parash, Prokuroria sekuestron pasuri dhe 97 makina të kompanisë “8S2”

Me kërkesë të prokurorisë së Shkodrës gjykata e këtij qyteti ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj. Në deklaratë thuhet se u bllokua kompania B.M sh.p.k e cila në faqen e saj reklamon edhe një pije energjike, 8S2, si dhe importin e disa pijeve të tjera

Po ashtu bëhet e ditur se hetimi për pastrim të parave ka nisur fillimisht në korrik të vitit 2017 referuar nga policia e shtetit me dyshimin e kontrabandimit të mallrave si dhe si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.

Më tej shtohet se Ago Gjolaj së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme ndaj janë ngritur dyshime të arsyeshme se pasuritë e tij dhe të  familjarëve nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.

Ndërkaq në vitin 2020  Zyra Kombëtare Interpol Tirana kanë informuar se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare S.Gj, subjekt i lidhur me shtetasin Ago Gjolaj pasi ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 euro te një shtetasi malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

Veç kompanisë B.M sh.p.k janë sekuestruar edhe show roomi me sipërfaqe 199 m2 si dhe 97 automjetet e subjektit. Në administrim të shtetit kalojnë të gjithë llogaritë bankare si të Gjolajt ashtu edhe të kompanisë.

Gjithsesi bëhet e ditur se nga ana e Prokurorisë po vazhdojnë hetimet për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera me origjinë kriminale, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuar.

Related Posts

“Shumë provokuese”, Balje i reagon Kurtit për Kodin Civil: E votojmë nëse e hekni pikën për LGBT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila ka qenë shumë e zëshme sa herë është diskutuar Kodi Civil. Balje e ka komentuar deklaratën e Kurtit,…

Ky është i dyshuari që e kërcënoi policin në Mitrovicë për rastin që po e hetonte, ndalohet për 48 orë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze  gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar…

Kërkohet paraburgim për personazhin e TikTok të dyshuar për abuzim seksual, kaq mund të dënohet

Pamjet tronditëse të abuzimit seksual ndaj një fëmije gjatë një sfide në TikTok aktivizuan organet e rendit. I riu Valmir Shabani (19), i njohur si ‘Valmir bossi’…

E dhimbshme: Kjo është punëtorja e furrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë që vdiq në rrethana të dyshimta

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku një punëtore humbi jetën në rrethana të dyshimta. Vdekja…

Sela: Nuk e di Albin Kurti a e ka ditur para se ta bëjë foton se çfarë burreci dhe qyqari është Taravari

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët ka folur për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela me partinë e…

Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas takimit romantik me Meritonin

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu një prej…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *