Misteri i humbjes së mostrave të Astrit Deharit, Policia në IML: Dyshohet se janë gjetur ato

Mostrat e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari tashmë dyshohet se janë gjetur. Kështu ka kuptuar Insajderi nga burime të veta brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Një numër i konsiderueshëm i zyrtarë policorë, janë parë sot pranë këtij institucioni, në momentin e gjetjes së mostrave.
Zyrtarisht as nga partia por as avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi nuk janë prononcuar për rastin.
Si u zhduken mostrat dhe çka përbënin ato?
Lajmin skandaloz për zhdukjen e provave e bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka nën menaxhim Institutin.
Ajo e quajti si akt të rëndë e kriminal.
“Mbrëmë jam informuar për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë. Ky është akt i rëndë, kriminal, prandaj menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë”.

Ndërsa bëri të ditur se në Laborator janë zhdukur këto mostra:
“Në mbajtëse e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe një e lukthit. Nga këto institute dy epruveta me gjak ja ka dhënë Instituti Zviceran dhe një policisë për AND”.
E Policia e Kosovës, njoftoi se raportimi në polici është bërë nga një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore
Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.
Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”, shkruan Insajderi.
Ministrja pezulloi katër zyrtarë të IML’së
Ministria e Drejtësisë, një ditë pas dhënies së lajmit kishte pezulluar nga puna katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore. Ata vazhdojnë të jenë të pezulluar.
Zyrtarët që u pezulluan nga puna ishin:
Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Por lidhur me këtë skandal, dorëheqja e parë erdhi nga zëvendësdrejtori Naim Uka.
Lajmin për dorëheqjen tij e konfirmoi për Gazetën Insajderin vetë Uka, duke thënë se ka dhënë dorëheqje morale dhe të pa revokueshme.
“Po e konfirmoj se kam dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit te IML-së”- tha ai për Insajderin.
Uka dha dorëheqje pasi mostrat e Astrit Deharit u zhduken nga institute ndonëse nuk dihet saktë koha kur ato nuk janë në vendin që do të duhej të ruheshin.
Vdekja e mistershme e Astrit Deharit e pazgjidhur
Hetime, intervista, arrestime, raporte, ekspertiza u kryen gjatë këtyre shtatë viteve që nga 5 nëntori i vitit 2016 për të zbardhur vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e cila ende mbetet një mister.
Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.
Vdekja e Astrit Deharit, menjëherë u cilësua si e dyshimtë, por ende nuk është zbuluar e vërteta./Gazeta Insajderi
PER VIDEO KLIKO KETU

Related Posts

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të detyrës në Banjskë….

Krasniqi: Afrim Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe te varri i…

Kurti për Asociacionin: Nuk mund të ketë super-minioritet siç dëshiron Beogradi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çdo dialog duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës. Në një intervistë për Financial Times, ai është shprehur edhe për Asociacionin…

Sulmi në Banjskë, nesër mbahet seanca ndaj të akuzuarve

Seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit do të mbahet nesër. Kështu ka njoftuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore…

22-vjeçarja nga Kosova hyn në Për’puthen: Jam e virgjër

Ka nisur sezoni i ri i programit “Për’puthen, me moderatore Megi Pojanin. Ndër konkurrentët e shumtë që janë, pjesëmarrëse është edhe një vajzë nga Kosova. Bëhet fjalë…

Pse u takuan Ministri Vitia e politikani Aleksandar Arsenijeviq?- Të dy japin versionet e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Ka edhe pamje nga ky takim. Por,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *