Sulmi në Banjskë, nesër mbahet seanca ndaj të akuzuarve

Seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit do të mbahet nesër.

Kështu ka njoftuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në Banjskë do të mbahet më 25 shtator, 2024”, tha ajo.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në veri të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulm.
Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Ai, në aktakuzë, cilësohet si “kreu i grupit terrorist”.

Related Posts

Motrat Berisha në kërkim nga policia, modelja e rrahur ka një mesazh për nënën e vajzave që e dhunuan brutalisht

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale për rastin me motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Ajo ka bërë një shkrim pas reagimit që bëri në…

Fustani i kuq “flakë” dhe taka të larta, ja shifra marramendëse që i kushtoi veshja e Megi Pojanit

Moderatorja Megi Pojani përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet sociale. Bukuroshja është tepër aktive duke postuar foto dhe video…

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të detyrës në Banjskë….

Krasniqi: Afrim Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe te varri i…

Kurti për Asociacionin: Nuk mund të ketë super-minioritet siç dëshiron Beogradi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çdo dialog duhet të fokusohet në sovranitetin e Kosovës. Në një intervistë për Financial Times, ai është shprehur edhe për Asociacionin…

22-vjeçarja nga Kosova hyn në Për’puthen: Jam e virgjër

Ka nisur sezoni i ri i programit “Për’puthen, me moderatore Megi Pojanin. Ndër konkurrentët e shumtë që janë, pjesëmarrëse është edhe një vajzë nga Kosova. Bëhet fjalë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *