Aksident i rëndë në këtë shtet/ Shoferi humb kontrollin e autobusit, të paktën 45 të vdekur (Video)

Të paktën 45 persona humbën jetën sot kur një autobus ra nga një urë në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut, ndërsa një djalë tetë vjeçar është shtruar në spital në gjendje kritike.

Sipas Ministrisë së Transportit, autobusi ishte nisur nga Botsvana për në Moria (në skajin veri-lindor të Afrikës së Jugut).

“Shoferi me sa duket ka humbur kontrollin e mjetit të tij”, thuhet në deklaratë, duke bërë që autobusi të bie nga një lartësi prej 50 metrash dhe të shpërthejë në flakë.

 

Gjithsej 46 persona ishin në bordin e autobusit, duke përfshirë edhe shoferin, sipas të njëjtit burim. Procesi i identifikimit të viktimave është i vështirë, pasi shumë trupa janë të djegur.

Aksidenti ndodhi në një urë që lidh dy kodra në lagjen Mamatlakala, rreth 300 kilometra larg Johanesburgut. Ministri i Transportit Sindisiëe Chikunga, i cili vizitoi vendin e tragjedisë, u zotua se do të kryhet një hetim i plotë për shkaqet e aksidentit.

 

Edhe pse Afrika e Jugut ka një nga rrjetet rrugore më të zhvilluara në kontinentin afrikan, sërish shënon mijëra viktima në trafikun rrugor çdo vit.

Vetëm pak orë para aksidentit fatal të trafikut, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij, përpara Pashkëve Katolike, të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur viktimat në rrugë.

Related Posts

MPJ në Ditën e të Zhdukurve: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në luftën e…

Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët me mundësi padie në Strasburg

Presidentja Vjosa Osmani në deklarimin e saj pas nderimeve për të pagjeturit në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se me anëtarësimin në Këshillin e…

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës ka bërë…

EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të zhdukurit e luftës në Kosovë,…

Santiana në zi, i ndërron jetë personi më i dashur

Santiana Maloku është ish banorja e Big Brother Vip Kosova. Sot nje nga personat më të dashur për të ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për gjyshen e…

E veshur në fustan të kuq e me pozë nga mbrapa, Teuta lë prapa edhe vajzat e reja

Teuta Krasniqi është një nga aktoret më të talentuara shqiptare. Gjatë karrieres së saj ajo ka marrë pjesë në shumë filma, duke u pëlqyer gjithmonë. Së fundmi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *