EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të zhdukurit e luftës në Kosovë, në Ditën Kombëtare për Personat e Zhdukur.

Përmes një njoftimi, EULEX-i ka shprehur solidarizimin “për 1615 personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe menjëherë pas saj, si dhe me familjet e tyre”.

“Familjarët e të gjithë personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë pandërprerë me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse për t’u ndihmuar atyre që ta përmbushin këtë të drejtë duke i gjetur personat e zhdukur, si dhe duke ndarë këshilla dhe ekspertizë për identifikimin e varreve ende të pazbuluara, kryerjen e zhvarrimeve dhe identifikimin e viktimave”.

“Nga viti 2009 e deri më sot, EULEX-i i ka marrë pjesë në mënyrë aktive në 800 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 209 zhvarrime. Mbetjet mortore të 501 personave janë identifikuar, duke përfshirë këtu 343 persona të zhdukur”, ka thënë EULEX-i në njoftimin për media.

Në aktivitetin e organizuar nga autoritetet e Kosovës, ka marrë pjesë zëvendës-shefja e Misionit, Emily Rakhorst.

Related Posts

Reagimi i parë i Teuta Selimit pas lajmeve se u rr*hë nga burri dhe vëllai i saj (Foto)

Këngëtarja, Teuta Selimi, ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj. E pak orė pasi mediat raportuan ajo ka bërë paraqitjen e parë në rrjetet sociale,…

Dijonis Biba lë në mes “Ferma VIP”: Nuk e përballoj dot, dorëzohem!

Ditën e sotme Dijonis Biba ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”. Pasi ka mbledhur gjithë fermerët së bashku, ai u ka komunikuar se është dorëzuar…

I përmendi vajzën Julit, Ilir Shaqiri reagon ashpër Eglës: Viktimizimi dhe injoranca…

Debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos mbrëmjen e djeshme, ku kjo e fundit i përmendi vajzën aktorit, ka nxiturr komente të shumtë në rrjet. Këtë situatë…

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për 13 vjeçaren nga Drenasi, Rinesa Dani

Familja Dani nga Shtutica e Drenasit po kërkon ndihmë për trajtim jashtë vendit për vajzën e tyre, Rinesa Dani. Për trajtimin e 13 vjecares e cila vuan nga diabeti…

Pamjet e fundit në prag të tragjedisë! Momentet kur Alma Arrazi mban tre fëmijët për dore afër lumit Buna

Këto pamje tregojnë çastet e fundit pak para se Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e mitur që nuk e dinin se çfarë i priste, janë kapur…

Alma Arrazi nuk është hedhur nga URA e BUNËS, dyshime se…

Alibia se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës duke i dhënë fund jetës për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *