Jetojne mes luksit dhe milionave, njihuni me familjen shqiptare më te PASUR në botë

Familja e aktorit shqiptar Blerim Destani është ndër më të pasurat në botë ku pasuria e tyre marramendase krahasohet me atë të Silvio Berluskonit.E shpesh mediat italiane e kanë karahasuar lidhur me pasurinë babain e Blerimit, Lazim Destani me Berluskonin, pasi ai administron skuadrën e futbollit “Shkëndija” të Tetovës. Madje ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni, shkruan Panorama Plus.

Mediat në Itali theksojnë se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro.

Aktori i rritur në Gjermani, ku po zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”.

Ai bën përshtypje për jetën superluksoze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur.

Vëllai i tij Nazif Destani para disa kohësh u përfol në mediat shqiptare ku ishte i ftuar në 20 vjetorin e “Opinion”. Ai është cilësuar sipas Forbes si shqiptari më i pasur në botë pasi pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë.

Familja Destani nga Maqedonia numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi, vëllai i Blerimit.

I ati i tyre, Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.

Related Posts

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë: Uroj të mos e keni kapur këtë

Këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezajt mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident. Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve të natës për të performuar,…

Osmani e Kurti zotohen për drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë zotuar se nuk do të mungojë asnjëherë thirrja për drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës, gjatë vizitës në…

Donaldi i shkruan Sarës dhe kjo e fundit e bën publike!

Menjëherë pasi çifti Bardhi-Sara treguan mbështetjen e tyre për Heidin nëpërmjet një droni të nisur në ambientet e shtëpisë, shumë prej ndjekësve të çiftit reaguan keq ndaj…

Robert Berisha shihet në kazino, çfarë po bën atje?

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha së fundmi postoi një fotografi në kazino. Ai duket se është duke sjellë një projekt të ri, ku disa pjesë të kripit…

Vdes në moshë të re Teuta Beqiri, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ka vdekur Teuta Beqiri, gruaja nga Peja e cili po vuante nga një sëmundje. Ajo ka vdekur sot, derisa për rastin kanë njoftuar familjarët e saj. Varrimi…

Bora Zemani flet për Heidin, ja çfarë mendimi ka ajo për “kunatën”

I ftuar në emisionin e “Cherry on Top” nga Bora Zemani, ishte Ermal Mamaqi. Gjatë puntatës së djeshme u komentua një prej banoreve të shtëpisë më të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *