Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës në Prishtinë, ku si pasojë dy persona humbën jetën.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur pas një konfrontimi në mes të dy grupeve, në ora 21:20.

“…Policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast”, njofton Policia.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur: E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur”, thuhet në raport.

E sot, Fakte Plus ka publikuar një video se si nisi konflikti mes dy grupeve, i cili vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes.

Në këtë konflikt mes dy grupeve, viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç ishte kalimtare e rastit.

Policia njofton se e ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast./telegraf

Related Posts

Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej dy të rinjve që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Shirokë

E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën…

Dalin pamjet disa minuta pasi kosovari vret me armë zjarri pronarin e një lokali në Gjermani

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova. Ata dolën jashtë restorantit…

“Romeo influenceri më i mirë sot në treg”, dalin shifrat e çmendura për një postim

Anaid Kaloti, drejtuesi i një kompanie që ka në menaxhim një pjesë të madhe të vipave shqiptarë ka treguar kush është personazhi që paguhet më shumë në…

Kosovari Rrustem Llapi dyshohet se e vrau reperin serb në Dyseldorf, zbardhet motivi i ngjarjes?

Kosovari Rrustem Llapi, 52-vjeç, dyshohet se e vrau reperin serb Aleksandar M. të dielën në mbrëmje në Dyseldorf të Gjermanisë. Siç raportojnë mediat gjermane, viktima është reperi…

Vrasja në Ferizaj, Gjykata Themelore nesër shpall aktgjykimin ndaj Qendrim Januzit

Gjykata Themelore e Ferizajt do ta shpallë nesër aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit në Ferizaj para…

Tentim vrasja në Ferizaj: Ndalohet për 48 orë i dyshuari që u përfshi në sherr me grupin tjetër

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj janë duke e hetuar rastin e plagosjes që ndodhi mbrëmjen e 26 prillit në rrugën “Shan Gashi” në Ferizaj….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *