Sot i jepet lamtumira e fundit 48-vjeçares që u vra në Prishtinë

Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si pasojë e një përleshjeje mes dy grupeve, ka mbetur i vrarë me armë zjarri i riu, Egzon Haziri, teksa u plagosën edhe tre persona tjerë. Në mesin e të plagosurve ishte edhe Zejnije Gashi, e cila nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë dje në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit 48-vjeçares.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të mbahet me kohën e ikindisë në varrezat e qytetit në Arbëri.

E ndjera ka lënë pas vetes bashkëshortin dhe katër fëmijë.

Katër personat që po dyshohen për plagosje dhe vrasje, të cilët ndodhen në arrati tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia.

Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, në orët e pasdites, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë, që ndodhi në mbrëmje.

Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Related Posts

Policia e konfirmon: Dy të vdekur si pasojë e aksidentit në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka konformuar se si pasojë e…

Dy të vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve…

Vdes i moshuari në Entin Special-Mental në Ferizaj, Policia nis hetim mbi vdekjen

Një i moshuar ka ndërruar jetë në Entin Special në Ferizaj. Rasti ka ndodh sot rreth orës 10:20 të mëngjesit, kur personi me inicialet B.K. i moshës…

Kreu i kishës ortodokse serbe në Malin e Zi e quan Kosovën vatër serbe

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë. Mediat serbe raportojnë se…

Britania do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe po planifikon të pajisë forcat e saj të armatosura me raketa lundruese hipersonike deri në fund të dekadës, sipas një raporti. Bëhet e ditur…

‘’Nanës iu këput dora’’, rrëfimi tronditës i Avni Bekës nga sulmi me raketa nga forcat serbe

Ditë e rëndë ishte me 26 Mars të vitit 1999, për familjen Beka dhe gjithë fshatin Kërnicë të Komunës së Skënderajt. Forcat paralimitare serbe, rreth orës 06:50,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *