Britania do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe po planifikon të pajisë forcat e saj të armatosura me raketa lundruese hipersonike deri në fund të dekadës, sipas një raporti.

Bëhet e ditur se shefat ushtarak britanik janë “nën presion” për të tejkaluar inovacionin kinez, rus dhe amerikan, duke zhvilluar një armë të aftë për të fluturuar me shpejtësi më të madhe se vetura sportive Mach 5 dhe pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Ministria britanike e Mbrojtjes dëshiron që raketa të projektohet dhe ndërtohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të fillojë të përdoret deri në vitin 2030.

Por, planet janë ende në fazë të hershme, andaj nuk dihet nëse raketa do të lëshohet nga toka, deti apo ajri, shkruan skynews.

Ky vendim i Britanisë së Madhe vjen pasi kryeministri Rishi Sunak u zotua të shpenzojë 2.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje.

Ndryshe, rruga e një arme hipersonike mund të ndryshohet pas lëshimit, gjë që e bën të vështirë shkatërrimin e saj.

SHBA, Rusia dhe Kina janë lojtarët kryesorë në garën e armëve hipersonike, por edhe vende tjera si Koreja e Veriut pretendojnë se kanë testuar të tilla armë.

Zhvillimi i aftësive hipersonike është pjesë e partneritetit AUKUS, pakt ky mbrojtjeje dhe sigurie midis Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe SHBA-së.

Së fundmi, SHBA-ja ka testuar një raketë lundruese hipersonike në ishujt Marshall si mesazh për rivalin e saj në paqësor, Kinën.

Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje tjera mbi zhvillimin e aftësive hipersonike të vendit, duke përmendur sigurinë kombëtare, por ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar po ndjek më tej teknologjitë hipersonike për të zhvilluar aftësitë e vendit.

Related Posts

“Kush është ai artist para Allahut”, bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Reperi Feronit Shabani – Fero prej disa muajsh është tërhequr nga muzika. Artisti nga Gjilani ka lënë anash të gjitha për t’iu përkushtuar familjes dhe fesë islame….

U vra pas një sherri të çastit, ky është polici 28-vjeçare nga Fieri

Personi që shihni në foto, është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi…

Vrau efektivin e policisë në Fier, vëllai autorit në burg për tentativë vrasje (Detaje)

Policia ka shpallur në kërkim Azgan Mërnicën si autor të vrasjes së efektivit të FNSH-së mesditën e sotme në Fier. Policia është vënë në ndjekje të tij,…

Vrasja e policit në Fier, burime: Shkak debati për kalimin në rrugë! 23-vjeçari e qëlloi efektivin me një plumb në kokë

Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme (13 maj) Fierin, ku është qëlluar për vdekje efektivi i policisë Novruz Cenalia. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol…

Vrasja e policit, shteti shqiptar ofron 30 mijë euro shpërblim për vendndodhjen e autorit

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë ndarë një shumë prej 30 mijë eurove shpërblim për vendnodhjen e autorit që vrau policin në Fier. “Kushdo që ka…

Tre nxënës të shkollës fillore në Gjakovë lëndohen në kokë e fytyrë pas një përleshje me mjete të forta

Tre nxënës të moshës 13 vjeçare janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta pas një përleshjeje brenda një shkolle fillore. Zëdhënësi i Policisë për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *