Tre mjekë vdiqën në aksidentin e sotëm në Maqedoninë Veriore

Në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në rrugën Prilep – Manastir kanë vdekur tre mjekë, një radiolog, gjinekologu dhe teknologe radiologjike.

Për vdekjen e tyre përmes rrjeteve sociale ka njoftuar edhe Lidhja e praktikantëve dhe mjekëve të rinj.

“Dr. Aleksandar Risteski, radiologu i njohur, spec. gjinekologu dr. Nikolla Vasileski dhe radioteknologia Fançe Jovanoska kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm duke ardhur nga vendet e tyre të punës nga Prilepi. Ekipi drejtues dhe i gjithë stafi i spitalit ‘Plodnost’ e pritën me mosbesim gjatë ditës së sotme lajmin dhe me pikëllim të thellë shprehin nderimet për kolegët që humbën jetën”.

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të kolegëve tanë për humbjen e parakohshme të anëtarëve të tyre. Secili prej tyre kishte vendin e vet të veçantë në spitalin tonë dhe në zemrat tona. Dr. Aleksandar Risteski ishte një markë më e mirë në radiologjinë e Maqedonisë, por edhe në botë. Krahu i djathtë dhe bashkëpunëtorja e tij, teknologia radiologjike Fançe Jovanoska, ishte pjesë e pandashme e Departamentit të Diagnostifikimit me rreze X. Spec. gjinekologu dr. Nikolla Vasileski prej vitesh ishte pjesë e ekipit gjinekologjik të mjekëve në spitalin tonë. Spitali ‘Plodnost’ denjësisht do t’i kujtojë gjithmonë veprat e tyre, por edhe buzëqeshjen, fjalët e ngrohta dhe zemrat e hapura gjithmonë për pacientët dhe kolegët. Kontributi i tyre do të mbahet mend përgjithmonë dhe do të gdhendet në historinë e mjekësisë”, tha Tashe Trpçevski, menaxher i spitalit ku kanë punuar mjekët.

Related Posts

Bashkëshortja iu nda nga jeta, Agron Llakaj thirrje të gjitha zonjave për kontroll mamografik: ‘Çdo burrë është i pabukur pa gruan’

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin,…

Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana shokohet nga ajo që zbulon

Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe. Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që…

Gruaja nga Mitrovica kërcënon burrin, vjehrrin dhe kunatin, tenton t’ia marrë armën policit që intervenoi

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku përfshihen burrat, gratë e fëmijët, por edhe nga…

Murati: Për 8 muaj 8,021 ndërmarrje, këto janë faktet, opozita po ia huq

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se për 8 muaj në Kosovë janë regjistruar 8,021 ndërmarrje të reja. Duke iu referuar të dhënave…

Mendohet se është një prej banoreve të BBVK3, kështu po shijon lirin deri në momentin e hyrjes

Anetta Beri është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, pasi mendohet se është një nga banoret e reja të Big Brother VIP Kosova 3…

Burri i saj do të xhelozojë, Genta e shprehu publikisht se po i mungon artisti kosovarë

Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli ka kohë që nuk është edhe shumë aktive në muzikë. Por me komente për kolegët e saj ajo vazhdimisht qëndron pranë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *