Gruaja nga Mitrovica kërcënon burrin, vjehrrin dhe kunatin, tenton t’ia marrë armën policit që intervenoi

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku përfshihen burrat, gratë e fëmijët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, por këtë herë u arrestua një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një 41-vjeçare u prangos nga Policia pasi dyshohet se u fut në një konflikt me familjarët e saj.

Bazuar në informacionet e para, e dyshuara i ka kërcënuar seriozisht burrin e saj, vjehrrin dhe kunatin e saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre që eskaloi në kanosje.

Përballë kësaj situate, rasti u denoncua menjëherë në Polici dhe si rezultat, njësitë policore intervenuan në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë për Sinjalin se e dyshuara ka tentuar që t’ia marrë armën njërit prej policëve, por nuk ka arritur dhe është arrestuar.

Pas shoqërimit në stacion policor, 41-vjeçarja është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Related Posts

Ja çfarë nuk pëlqyen ish gratë tek Blero Muharremi

Të gjithë e njohin Bleron, këngëtarin e shumë hiteve dhe të bujës së shpeshtë mediatike. Por, si e përshkruan Blero vetën? Ai, thotë se është njeri i…

Alba Merovci e Astrit Gashi shfaqen kaq të dashuruar rrugëve të Prishtinës

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e “RTK”-së, Alba Merovci, dhe analisti politik dhe gazetari Astrit Gashi, janë bërë një nga çiftet më të komentuar në mediat shqiptare….

Festë në familje, vajza e Teutës dhe Adonisit feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, e cila është gjithnjë aktive në rrjetet sociale, sot ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe shumë të dashur për…

Reagon Ronela Hajati pasi bëri lëmsh rrjetin për deklaratën se njeh shqiptarë si Diddy

Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke…

Alisa publikon foto nga pritja e ëmbël, ja si po duket

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Alisa, ka bërë një njoftim emocionues për fansat e saj duke zbuluar se është në pritje të një bebeje….

Arbenita kryqëzohet në rrjet pasi publikoi video me vajzën

Arbenita Ismajli ka bërë reagimin e parë, pasi Fero mori për një vit të drejtën e kujdestarisë së vajzës së tyre, Ninës. Përmes një videoje në TikTok,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *