Qeqa Krelani për Zhegrovën: Krenar e ka bë veç veten dhe xhirollogarinë e tij, jepni zor për Kosovën

Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të Edon Zhegrovës me fanellën e Lille-it kundër Real Madridit.

Ajo ka thënë se Zhegrova me këtë paraqitje s’e ka bërë krenar Kosovën, vetëm veten dhe ekipin e tij, shkruan Insajderi.

“Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave. Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.

“Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor.  37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave.

Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.

Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor.

37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)

Arsyetimi tradicional dhe foshnjor? Fajet i ka Federata. RIKUJTIM. Federata spanjolle kishte president nje prej njerezve me te korruptum ne historine e futbollit spanjoll. Angel Maria Villar. I arrestum per keqperdorim te detyres. I burgosur.

Djali i tij i arrestum per trukime te ndeshjeve, pervetesim te fondeve publike dhe falsifikim te dokumenteve. Poashtu i burgosur.

Pooor futbollistet e Spanjes pavaresisht presidentit famekeq me 30 vite mandat, gjate kohes se tij e fituan Kampionatin Evropian, Kampionatin Boteror dhe prap Kampionaton Evropian. S’kishin kohe ata me dal me u vajtu neper instagrama FEDELATA FEDELATA. Keshtuqe …keshtu luhet per KOMB.

Arsyetimi tjeter: Me kon me lujt n’Kosove me Valonin a? Paj Maradona me 25 vjet veç vete ia pat fitu Argjentines boterorin. Dy tituj Napolit.

E ki per detyre me 12.10 dhe 15.10 mi mposht Lituanine dhe Qipron kombetare mediokre, e me ta pa hajrin per dicka Kosova ashtu qysh pi jep zor per Lille sepse je talenti me i madh i 20 viteve te fundit.

Kjo vlene per krejt lojtaret e Kosoves. Hajde t’iu shohim hajrin per dicka e mos te perseritet ndeshja e kaluar kur krejt tifozat nisen me e lshu stadiumin prej minutes 78′.

E ju karamelat e mbas luftes qe jeni rrit me Iphone edhe Snapchat chill sepse ne asnje moment nuk ia kemi mohu talentin magjik. Kritika bazike ndaj tij e krejt lojtareve te Kosoves gjithmone ka qene perkushtimi ZERO ndaj Kosoves. ZERO.

Iu uroj dite te mbare se une ika me honger buk ne Noya. Nese eshte qel kuptohet!

Related Posts

Dafina na prezanton me kunatin e saj

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri po vazhdon vrullshëm punën, për të na sjell këngë të reja. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin, e tani na…

A u martuan në fshehtësi? Detajet që bien në sy në fotot e Loredanes dhe të dashurit të saj

A kanë ecur tashmë në korridor Loredana (29-vjeçe) dhe futbollisti Karim Adeyemi (22-vjeç)? Marrëdhënia mes të dyve duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, shkruan prestigjiozja…

Sulmuesi shqiptar bëhet viral në rrjetet sociale – i ngatërrojnë nënën me gruan/FOTO

Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një…

Ronela Hajati reagon sërish pasi bëri lëmsh rrjetin për deklaratën se njeh shqiptarë si Diddy

Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke…

Reagon për herë të parë Arbenita Ismajli pasi Fero i mori vajzën

Modelja e njohur Arbenita Ismajli duket se më në fund ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së saj, Nina. Pas disa muajsh lajme…

Edi Rama i nënshtrohet një operimi, kryeministria jep detaje

Kryeministri Edi Rama u operua këtë të enjte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një deklaratë për mediat, Kryeministria dhe detaje lidhur me operimin. “Kryeministri Edi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *