Edi Rama i nënshtrohet një operimi, kryeministria jep detaje

Kryeministri Edi Rama u operua këtë të enjte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një deklaratë për mediat, Kryeministria dhe detaje lidhur me operimin.

“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, njofton Kryeministria, raporton A2 CNN.

Kryeministri e paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohej sërish për shkak të një problemi shëndetësor. Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

Në GJKKO ndërkohë po vijon seanca paraprake për “Sterilizimin” ku Arben Gjata është një nga të pandehurit. Në gjyq po përfaqësohet nga avokati.

Related Posts

Sulmuesi shqiptar bëhet viral në rrjetet sociale – i ngatërrojnë nënën me gruan/FOTO

Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një…

Ronela Hajati reagon sërish pasi bëri lëmsh rrjetin për deklaratën se njeh shqiptarë si Diddy

Pak ditë më parë, këngëtarja Ronela Hajati shkaktoi zhurmë të madhe në rrjetet sociale pasi bëri një koment për festat e famshme të reperit Diddy dhe duke…

Qeqa Krelani për Zhegrovën: Krenar e ka bë veç veten dhe xhirollogarinë e tij, jepni zor për Kosovën

Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të Edon Zhegrovës me fanellën e Lille-it kundër Real Madridit. Ajo ka thënë se Zhegrova me…

Reagon për herë të parë Arbenita Ismajli pasi Fero i mori vajzën

Modelja e njohur Arbenita Ismajli duket se më në fund ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së saj, Nina. Pas disa muajsh lajme…

Fero “fluturon nga gëzimi”-Pas bashkimit me të bijën, publikon një masazh për prindërit e tjerë

Ish-reperi Feronit Shabani ditë më parë ka fituar kujdestarinë e vajzës së tij. Nga shtatë ditë tët javës, Nina, dy ditë do të qëndrojë me Arbenita Ismajlin…

“Isha veç 6 vjeç por i mbaj mend gratë e zhveshura dhe..”, 30 vjeçari trondit me deklaratat për festat e Diddyt

Justin Litovsky, sa ishte 6 vjeçar ka marrë pjesë në festat e Sean ‘Diddy’ Combs’. Ai sot është 30 vjeç dhe ka rrëfyer se çka pa në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *