“Bjeri, bjeri”, momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

Në mesin e tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, teksa foltorja u rrethua nga gardistët dhe deputetët demokratë po pengonin mbarëvajtjen normale të seancës parlamentare, një incident me protagonist Gazment Bardhin u regjistrua.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëgjohet teksa përplaset verbalisht në distancë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe më pas u bën thirrje deputetëve të tjerë që të hedhin sende të forta në drejtim të saj, raporton A2.

“Bjerini, bjerini”, dëgjohet të thotë Bardhi teksa ai vetë hedh në drejtim të Spiropalit këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

Sulmi i Bardhit në drejtim të kryeparlamentares ndalet nga një prej gardistëve, i cili i devijon drejtimin këmbës së karriges së hedhur nga Bardhi duke përdorur një dosje.

 

Related Posts

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë

Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator. Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të…

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet t’i ndajnë rrugët me Vetëvendosjen e Albin Kurtit

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet të ndajnë rrugët me këtë parti. Ata nesër pritet ta zyrtarizojnë koalicionin me dy parti…

Bajrami vazhdon me kritika ndaj Muratit: Hekuran, Eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat

Ka vazhduar përplasja verbale mes ministrit Hekuran Murati dhe deputetes së LDK, Hykmete Bajramit. Në reagimin që kjo e fundit e bëri, ka shkruar përsëri ministri Murati duke…

“Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë!” – Armend Rexhepagiqi hap zemrën për epitetin “baba” si asnjëherë më parë

Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës në Kosovë, ishte së fundmi mysafir në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, ku pas shumë…

“Budalla e hajvan”, Eskalon Nexhmedin Spahiu, fyen rëndë gazetarin

Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova. Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet…

Raportohet se Rrahmani e Korenica do të zyrtarizojnë koalicionin me Pacollin

Raportohet se Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie. Ata do të jenë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *