Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë

Ka dështuar ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.

Kjo pas skadimit të mandatit edhe të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, ku pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Institucionet ishin në pritje të një opinioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila është përgjegjëse për funksionimin e administratës shtetërore.

Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë një opinion ligjor në përfundim të orarit.

Përmes opinionit, DMZP ka udhëzuar Ministrinë e Financave se si të procedohet nga nesër me ekzekutimin e pagave dhe zëvendësimin e pozitave që kanë funksionuar me ushtrues detyre.

Praktika e Qeverisë Kurti për drejtimin e administratës publike me ushtrues detyre ka çuar në dështimin e procesimit të pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale duke bllokuar kështu funksionimin e administratës.

Neni 35 i Ligji për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.

“Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.

Më tej, në paragrafin vijuese të këtij neni tregohet se duhet të respektohet paragrafi 3.

“Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.

Kurse, në paragrafin 5 thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.

“5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm”, thuhet në paragrafin 5.

Related Posts

Afërdita Dreshaj s’i lë vend imagjinatës, ekspozon format bombastike (FOTO)

Modelja Afërdita Dreshaj ka lenë gojëhapur fansat me look-un e fundit. E kuruar në çdo detaj ajo u ekspozua në formën e saj më të mirë. Edhe…

Në videon e fundit Lumbardhi thumbon hapur Kaderin

Lumbardhi sot ka publikuar një video në TikTok. Video kjo që morri me mijëra pëlqime por edhe komente nga më të ndryshmet. Disa nga komentuesit komentuan se…

Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Producentja Olsa Muhameti së fundmi në një intervistë për…

Santiana befason me deklaraten: Nëse isha rihyrë në Big Brother do…

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova2, Santiana Maloku ka qenë mysafire në emsionin ‘District’ në Kanal10. Ajo ka thënë se pas daljes nga shtëpia e BBVK e…

Pas ndarjes nga Besi, Xhensila Myrtezaj vetëm pranë këtij personi po e gjen qetësin

Xhensila Myrtezaj kohës së fundit është një nga emrat me të lakuar në mediat rozë. Ajo pas ndarjes me Besin kohën e lira çdo herë e kalon…

U përfol se do të jetë pjesë e ‘BBVK’, reagon Meda

Reality-show BBVK është gati për të nisur sezonin e tretë. Për ndjekësit, ende janë në dilemë emrat të cilët do t’i bashkohen këtij formati. Një emër i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *