Bajqinovci: Ka rrezik të përsëritet Banjska, rreth 800 ushtarë po presin vendimin të hyjnë në Kosovë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se ka rrezik të përsëritet një sulm terrorist sikur ai i Banjskës.

Ndër të tjera, deputeti thotë se janë rreth 600 apo 800 ushtarë, me mbi 40 baza ushtarake që po stërviten dhe janë në pritje për një vendim për të hyrë në Kosovë.

Megjithëse, ai shton se Kosova për një sulm të tillë, është më se e përgatitur.

“Unë mendoj se ka rrezik, dhe se ata 600 ushtarë, apo më shumë, profesionistë që po ushtrohen në Serbi, dhe kjo duhet të merret seriozisht. Nuk është rastësi që kanë ardhur zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët ia kanë tërhequr vërejtjen dhe Serbisë, nëse hynë e kanë fajin ata. Ata janë profesionistë, që po presin vendimin për të hyrë në Kosovë, për ta aneksuar veriun”, tha Bajqinovci.

“Edhe kryeministri ka informacione se ka disa grupe që po ushtrohen për këtë çështje. Nëse janë 600 apo 800, janë numër i madh që mund të na krijojë probleme, megjithëse ne jemi të përgatitur, pasi dhe institucionet e Kosovës e kanë marr me seriozitet këtë kërcënim.  Ata janë në Kupaunik, janë mbi 40 baza”, tha ai te DPT te Fidani.

Related Posts

“Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë!” – Armend Rexhepagiqi hap zemrën për epitetin “baba” si asnjëherë më parë

Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës në Kosovë, ishte së fundmi mysafir në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa, ku pas shumë…

“Budalla e hajvan”, Eskalon Nexhmedin Spahiu, fyen rëndë gazetarin

Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova. Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet…

“Bjeri, bjeri”, momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

Në mesin e tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, teksa foltorja u rrethua nga gardistët dhe deputetët demokratë po pengonin mbarëvajtjen normale të seancës parlamentare, një incident me…

Raportohet se Rrahmani e Korenica do të zyrtarizojnë koalicionin me Pacollin

Raportohet se Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie. Ata do të jenë…

Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Producentja Olsa Muhameti së fundmi në një intervistë për…

Papa Françesku i quan “vrasës” mjekët që kryejnë abortin

Papa Françesku ka shkaktuar polemika pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”. “Mjekët që e bëjnë këtë janë – më lejoni fjalën – vrasës. Ata janë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *