Oriola Marashi rigjen sërish dashurinë? Publikon foto krah mashkullit misterioz

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, Oriola Marashi duket se ka rigjetur sërish dashurinë. Modelja seksi ka publikuar një foto në InstaStory teksa pozon në ashensor dhe krah saj shfaqet një mashkull.

Oriola Marashi është kujdesur të mos i zbulojë identitetin djalit misterioz, duke e shfaqur me kurriz në imazhin e publikuar.

Një detaj tjetër që vihet re është se kanë zgjedhur të vishen matchy matchy, ku modelja pozon me një fustan të zi, ndërsa mashkulli në krah të saj po ashtu me këmishë dhe pantallona të zeza.

oriola marashi

Ajo ka shoqëruar imazhin me emoji me zemër të kuqe, duke nxitur dyshimet se është mashkulli misterioz në foto është partneri i saj.

Story-t e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.

oriola marash1

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me futbollistin. Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre kohë më parë ndonëse ishin dhe të fejuar me njëri-tjetrin.

Dyshimet për ndarjen e tyre lindën kur secili fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.

Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit 2021, dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele.

Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Oriolën jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në formë dhe provokuese, ku nuk na i kursen shkrepjet sensuale. Flasim për  vajzën e cila vijon të mbetet ndër modelet më të mira në vendin tonë.

Related Posts

Raportohet se Rrahmani e Korenica do të zyrtarizojnë koalicionin me Pacollin

Raportohet se Eman Rrahmani e Visar Korenica deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë pjesë e kësaj partie. Ata do të jenë…

Bajqinovci: Ka rrezik të përsëritet Banjska, rreth 800 ushtarë po presin vendimin të hyjnë në Kosovë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se ka rrezik të përsëritet një sulm terrorist sikur ai i Banjskës. Ndër të tjera, deputeti thotë se janë rreth…

Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Producentja Olsa Muhameti së fundmi në një intervistë për…

Papa Françesku i quan “vrasës” mjekët që kryejnë abortin

Papa Françesku ka shkaktuar polemika pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”. “Mjekët që e bëjnë këtë janë – më lejoni fjalën – vrasës. Ata janë…

Mërgimtari nga Amerika eskalon në ofendime ndaj Thaçit e Haradinajt: Krejt qita të UÇK’së t’leshit duhet me u hjekë prej politike

Një mërgimtar nga Amerika që kishte ardhur në Kosovë pas 16 vitesh, ka eskaluar në ofendime për krerët e UÇK-së. Ai e ka ofenduar Hashim Thaçin e…

Duka: Shqipëria përfiton shumë nga organizimi i Europianit me Serbinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS” në Radio Televizionin Kombëtar të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *