“Më shajnë në Kosovë si ‘vëlla i Vuçiqit’”, “Ja si flet një tradhtar”, Edi Rama publikon fjalimin e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpeshherë është akuzuar për politikë në disfavor të shtetit të Kosovës.

Madje, lidhur me këto kritika që i janë bërë shpeshherë, sot në një postim në Instagram ka publikuar një video, ku flet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara para liderëve botërorë në mbështetje të Kosovës.

Në postimin e bërë, ai tutje me ironi thekson “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllain e Vuqiqit”…Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shkruan Rama në këtë postim.

Po çfarë tha kryeministri shqiptar në OKB para liderëve botërorë, e ku fokusi i takimit në OKB ishte lufta në Ukrainë?.

Në fjalimin para të pranishmëve, Rama i dha mbështetje Kosovës, kryeministri i Shqipërisë tha para qindra të pranishmëve se Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet, mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një perspektivë të qartë evropiane dhe aleancë të padiskutueshme me komunitetin e madh demokratik të kombeve.

Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës ka për synim të shpërqendrojë dhe të hetojë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe në të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia dalin të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë  një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar.

Një anëtare aspirantë e komunitetit euro-atlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime dhe justifikime të rreme, duke u nisur nga grupi i pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin vendin që i takon me të drejtë Kosovës, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha tutje ai.

Related Posts

Organizimi i Kampionatit me Serbinë, Duka i përgjigjet kritikëve: Po gjykoni emocionalisht, ne duhet ta ndërtojmë të ardhmen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë. Duka tha se organizimi i këtij kampionati sjell…

Nëna që serbet ia vranë tre anëtarë të familjes: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

Luljeta Sharani, ka rrëfyer historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë. Ajo tregoi se nuk ka arritur t’i shohë trupat…

Nipi i pamposhtur i Luan Krasniqit hip sonte në ring – Ja me kë do të ndeshet

Këtë të shtunë do të hip në ring nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, i cili po synon brezin ËBO Intercontinental. Ai do të përballet me boksierin nga…

Ish-mesfushori gjerman në një lidhje me ish të dashurën e djalit të tij të ndjerë?

Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tij me modelen 23-vjeçare Sofia Shnajderhan. Sofia ka postuar një foto nga pushimet që po kalonin…

“Dueti me Mozzik, e lidhja me Lotinën”, Lutfi Haziri me bashkëshorten flasin për dhëndrin e ri

Para pak ditësh është martuar biznesmenja Shkënda Dubova. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj në një dasmë të bukur, pjesë e të cilës ishin figura të shumta publike….

Don Xhoni ka një lajm të keq për fansat e tij

Reper i njohur, Don Xhoni më herët njoftoi se kënga “Katana” do të publikohet sot në ora 18:00. Por, kjo gjë ka dështuar, sepse siç tha ai,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *