Organizimi i Kampionatit me Serbinë, Duka i përgjigjet kritikëve: Po gjykoni emocionalisht, ne duhet ta ndërtojmë të ardhmen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U-21 bashkë me Serbinë.

Duka tha se organizimi i këtij kampionati sjell vetëm benefite sportive për Shqipërinë, teksa për zërat e shumtë kundërshtues, ai tha se nuk duhet të gjykojnë emocionalisht.

“Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë”.

“Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe. Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra”, tha Duka në një intervistë për Klan News.

Tutje, Duka tha se me Serbinë duhet ndërtuar e ardhmja, por pa e harruar të shkuarën, ku tha se mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit shqiptar dhe ushtarëve serbë.

“ Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën. Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne”.

“Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, tha Duka.

Në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian U-21 për vitin 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë e Shqipëri, duke e quajtur këtë si akt tradhtie ndaj Kosovës.

Related Posts

Bashkëshorti i Rihanës dhe Adrola Dushi shfaqen së bashku- Çfarë po ndodh mes dyshes

Vajzat shqiptare kanë treguar se mund të ‘çajnë’ tregun botëror. Kështu po ndodh me shumë nga artistet me origjinë shqiptare, e duket se radha po i kalon…

Grenell: Nëse Trump i fiton zgjedhjet do të jetësohet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Analisti Mentor Nazarko ka treguar se çfarë i tha ish-emisari special i ShBA’ve për dialogun, Richard Grenell, në takimin që pati para disa ditësh. Sipas tij, Grenell…

Robert Berisha në hapat e Bleros- Ndahet nga e dashura 23 vite më e re?

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana Shkreli janë në lidhje së bashku. Romanca e tyre ka nxitur kureshtje te publiku, ndaj dhe njerëzit duan të dinë…

Nëna që serbet ia vranë tre anëtarë të familjes: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

Luljeta Sharani, ka rrëfyer historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë. Ajo tregoi se nuk ka arritur t’i shohë trupat…

Nipi i pamposhtur i Luan Krasniqit hip sonte në ring – Ja me kë do të ndeshet

Këtë të shtunë do të hip në ring nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, i cili po synon brezin ËBO Intercontinental. Ai do të përballet me boksierin nga…

Ish-mesfushori gjerman në një lidhje me ish të dashurën e djalit të tij të ndjerë?

Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tij me modelen 23-vjeçare Sofia Shnajderhan. Sofia ka postuar një foto nga pushimet që po kalonin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *