BE kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se kërkon nga Kosova dhe Serbia që urgjentisht të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Liderët e shtetit të Kosovës para pak ditësh thanë që Serbia është ajo që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, ndërkaq njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se mos respektimi i kësaj marrëveshje bllokon rrugën integruese të Kosovës.

“Serbia duhet të kthehet te marrëveshja, ta respektoj atë në mënyrë që ta zbatojmë,” tha kryeministri Albin Kurti për Zërin e Amerikës.

Thuajse njëjtë sikur kjo kërkesë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti por edhe atë të ditëve më parë të presidents Vjosa Osmani, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura si në Bruksel ashtu edhe atë në Ohër.

Veçse BE-ja nuk përjashton asnjërën palë. Sipas Brukselit zyrtar si Kosova edhe Serbia duhet urgjentisht të nisin zbatimin e aneksit të arritur në Ohër të Maqedonisë dhe ato të arritura në Bruksel.

“Qëndrimi i BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është shumë i qartë, i është komunikuar të gjithë të përfshirëve në disa raste dhe nuk ka ndryshuar: duhet urgjentisht të fillohet me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe aneksit të saj. Progresi në këtë drejtim është i lidhur ngushtë me progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë,” deklaroi për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ndërkaq, analisti politik Afrim Kasolli thotë mos zbatimi i kësaj marrëveshje, mbanë peng Kosovën.

“Që nga dështimi për të u anëtarësuar në Këshillin e Europës, është e qartë se Kosova mbetet peng i agjendës euro integruese, pa zbatuar detyrimet dhe obligimet që dalin nga marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit në Ohër,” tha Kasolli.

Ndërkaq, sipas ish-diplomati Blerim Canaj presioni për implementimin e kësaj marrëveshje do të rritet, për të dyja vendet.

“Normalisht, presion do të ketë sepse tek e fundit marrëveshja është më shume me BE-në sesa ne me Serbinë, sepse në marrëveshjen e bëmë dhe implemetimi bëhet duhet nga ta,” tha Canaj.

Dokumenti i njohur si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mire, dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës, palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore që për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës.

Related Posts

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e heroit të Kosovës që ra në detyrë vitin e kaluar…

Polici që ishte me Bunjakun: E tërhoqëm mes plumbave, u përpoqëm që t’u mbijetojë plagëve

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Mirsad Kryeziu, i cili ishte pranë heroit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka rrëfyer detaje për sulmin…

Policia e Kosovës përkujton Afrim Bunjakun, publikohet një video për jetën dhe veprën e tij

Policia e Kosovës ka përkujtuar rreshterin, tashmë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një videoje në kanalin zyrtar të Policisë…

Pacolli: Gabimet e Qeverisë Kurti kanë lejuar Serbinë të dalë e fuqishme nga incidenti i Banjskës

Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nga ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa policë mbetën të plagosur. Ish-ministri…

Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpërthim

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme. Burimet e IndeksOnline pohuan se…

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë …

Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *