“Veç nja të kom pasë o dritë…”, postimi prekës i dajës së 10-vjeçarit që u godit për vdekje në Prizren

Një 10 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Korishë të Prizrenit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe biçiklete, dy fëmijë kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri prej tyre ka gjetur tragjikisht vdekjen.

Siç mësoi, Sinjali, dy fëmijët ishin duke drejtuar biçikletën, njëri shoqërues dhe tjetri në cilësinë e pasagjerit, ku u goditën nga një automjet.

Sinjali mëson se viktima është 10 vjeçar, quhet Ajan dhe vjen nga fshati Reshtan i Suharekës.

Ndërkaq, personi që e goditi atë me makinë është Ylli Ahmetaj i moshës 23 vjeçare (nga Korisha), tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

10 vjeçarin e ka kujtuar me shumë dhimbje edhe daja i tij ku shkruan se “veç nja të kom pasë o dritë…”

Postimi pa ndërhyrje i dajës së 10 vjeçarit:

“O Ajan Shqipnija, qou o burr e maje fjalen qe ma ke dhan e nuk ban me u dorzu kshtu o Ajan Shqipnja, mpate than qe ki me u rrit me u ba si daja e me punu bashk me dajen, e patem ni dashuri te njejt o Ajan e besa te ardhke ran mos me te thirr Ajan Shqipnija e sot ja ktheve shpinen dajes e sdi qysh mujte veq dije se dajen e ke marr me veti o drit e shpirtit o fmij i pa sherr daja veq nja te ka pas e nja ke me met njet tem o burr i fort. Pusho ne Xhehnet shpirt i bardh. Ajan, dashni qe ske me u shterr kurr e ty daja do tmaj nzemer gjithe jeten ne at zemer qe e pata da per ty”.

Kujtojmë se fëmija tjetër i cili ishte bashkë në biçikletë me 10 vjeçarin që ndërroi jetë, po vazhdon të trajtohet në Repartin Ortopedik në Prizren.

Related Posts

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e heroit të Kosovës që ra në detyrë vitin e kaluar…

Polici që ishte me Bunjakun: E tërhoqëm mes plumbave, u përpoqëm që t’u mbijetojë plagëve

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Mirsad Kryeziu, i cili ishte pranë heroit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka rrëfyer detaje për sulmin…

Policia e Kosovës përkujton Afrim Bunjakun, publikohet një video për jetën dhe veprën e tij

Policia e Kosovës ka përkujtuar rreshterin, tashmë heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, në një vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një videoje në kanalin zyrtar të Policisë…

Pacolli: Gabimet e Qeverisë Kurti kanë lejuar Serbinë të dalë e fuqishme nga incidenti i Banjskës

Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nga ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe disa policë mbetën të plagosur. Ish-ministri…

Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpërthim

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme. Burimet e IndeksOnline pohuan se…

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë …

Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *