Gjobitet KESCO, shkeli privatësinë e qytetarëve duke i shpërndarë faturat

Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka shqiptuar gjobë ndaj kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KESCO) për shkak të mos ndër marrjes së masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar disa ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave) lidhur me veprimin se KESCO ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve.

AIP ka konstatuar se “KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, thuhet në njoftim.

Mw tutje në njoftim thuhet se veprimi i Agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCO është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që Agjencia ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve.

“Me qëllim të përgatitjes së kushteve, Agjencia ka kërkuar nga Kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen  e të dhënat personale. Siguria e të dhënave personale është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe mbrojtja e këtyre të dhënave duhet të jetë prioritet për çdo kompani që i përpunon të dhënat personale.

Related Posts

E dogji me benzinë gruan e tij, i akuzuari përlotet në gjykatë: Më tradhtoi

Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare. Më 31 gusht, Bledar…

Përveç Sara Hoxhës, këto personazhe do të hyjnë në Big Brother?

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të…

Konjufca: VV-ja s’krahasohet me partitë e tjera, ne dijen e marrim prej qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike. Sipas tij, vullneti, koncepti,…

​Ylli i muzikës akuzohet për përdhunim

Ylli i muzikës Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur nga ish-artistja e flokëve dhe grimit të tij. Jane Roe…

Ky person kaloi Mark Zuckerberg, bëhet personi i parë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë. Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Meta ka mposhtur edhe Jeff Bezos…

Bes Kallaku e bëri veprimin e papritur sot, i habiti të gjithë

Këngëtari i njohur Bes Kallaku ka habitur ndjekësit e tij me një veprim të pazakontë ditën e premte, kur zgjodhi të kalonte kohë në plazh, pavarësisht motit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *