E dogji me benzinë gruan e tij, i akuzuari përlotet në gjykatë: Më tradhtoi

Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Më 31 gusht, Bledar Trëndafili e spërkati me benzinë dhe i vendosi flakën bashkëshortes së tij, Melisa Trëndafili.

Ai shprehu pendesë para trupit gjykues, madje shpërtheu në lot, duke thënë: Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të shpjegoj pse shkova në atë akt- raporton Euronews.al.

Trëndafili ka shprehur dyshime të forta për tradhti nga ana e bashkëshortes, ndërsa pretendon se ajo i kishte ndaluar takimet me fëmijët.

“Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike. Madje, ditën që ndodhi ngjarja, kam shkuar për t’i kërkuar të më lejonte të takoja fëmijët,” tha ai.

Çifti ishte në proces divorci për shkak të dhunës së ushtruar nga Bledar Trëndafili ndaj bashkëshortes së tij, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në Korçë.

Ditën e ngjarjes, Bledar Trëndafili u rikthye për ta takuar pas disa herëve me radhë bashkëshorten, me qëllim që ta bindte të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Gjatë bisedës pranë banesës së Melisës, krejt papritur, ai e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën. Gruaja qëndroi për ditë të tëra në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, por tani ndodhet në banesën e saj në kushte më të mira shëndetësore.

Related Posts

Ish-banorja e BBVK, ndan me “ndjekësit” e saj një hall që i është shfaqur në shtatzani

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alisa pak ditë më parë bëri të ditur se është në pritje të ëmbël. Ajo tani me ndjekësit e saj në…

Kurti: Pas liberalizimit të vizave s’pati rritje të ikjeve nga Kosova, përkundrazi ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”. Kurti në fjalën e tij…

Dy muaj pasi e sulmuan brutalisht modelen- Ky është vendi ku janë arratisur motrat Berisha?

Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e 2 muaj që nga sulmi brutal që i bënë influenceres Klea Prenga në një lokal në…

Përveç Sara Hoxhës, këto personazhe do të hyjnë në Big Brother?

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të…

Konjufca: VV-ja s’krahasohet me partitë e tjera, ne dijen e marrim prej qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së tha se Vetëvendosja nuk krahasohet me subjektet e tjera politike. Sipas tij, vullneti, koncepti,…

​Ylli i muzikës akuzohet për përdhunim

Ylli i muzikës Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur nga ish-artistja e flokëve dhe grimit të tij. Jane Roe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *