Ndarja nga Arbenita dhe ndalimi i takimit të vajzës së tij, Fero bën deklaratën e fortë

Ish-reperi i njohur, Fero, ka shprehur së fundmi mërzinë e tij në rrjetet sociale, duke ndarë një moment të ndjerë me ndjekësit e tij.

Ai postoi një fotografi me vajzën e tij, Nina, me të cilën nuk jeton më që pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Në postimin e tij, Fero theksoi se mungesa e vajzës së tij e ka bërë të përjetojë kohë shumë të vështira.

Përmes fjalëve të tij, ai dha një mesazh për prindërit që kanë fëmijët pranë çdo ditë, duke i këshilluar ata të jenë mirënjohës. “Ju që i keni fëmijët e ngriheni me ta prej gjumit, e hani e pini me ta, mos u ankoni, por falënderojeni Zotin,” shkroi ai.

“Dua të ndaj me ju një realitet.

Jetoj që prej shumë kohësh pa vajzën time.

Zgjohem nga gjumi pa vajzën time.

Shkoj për të fjetur pa vajzën time.

Sado që e mbaj veten të qëndrueshëm me durim, dua që të gjithë ta dini se çdo moment pa vajzën time vetëm Zoti e di se si e përjetoj këtë gjë.

Shumë vështirë.

Prandaj, ju që i keni fëmijët, që zgjoheni me ta, që hani dhe pini me ta, e flini me ta, mos u ankoni o mosmirënjohës, por falënderoni Zotin.”-shkruan Fero.

Ndërkohë, Fero ka hequr dorë përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë Islame, duke u tërhequr nga industria që e bëri të famshëm.

Pavarësisht kësaj, ai mbetet aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan mendimet dhe përjetimet e tij personale me ndjekësit.

Related Posts

Robert Berisha me dedikim të veçantë për të dashurën: Nuk plakem veç me ty o shpirt

Muzikanti dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka kohë që ka bërë publike lidhjen e tij. Ai tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me një…

Egla Ceno flet pas BBVA: Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi

Me nisjen e emisionit “Goca dhe Gra”, një prej moderatoreve, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me eksperiencën e saj në BBVA 3, nga ku doli dhe fituese…

Një minibus i rrotulluar- Pamje nga vendi i ngjarjes në aksidentin ku mbetën të lënduar dhjetë persona

Një aksident trafiku mes një veture dhe minibusi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në veri të Prizrenit. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar…

“Unë nuk kam bërë operacione plastike” Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që…

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse

Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë, kur bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë. Ajo tregon se një ditë para ngjarjes së rendë,…

Vdes foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetimet për mjeken e spitalit

Një foshnje vëtëm pesëditëshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. Siç bëhet e ditur, i porsalindur ka humbur jetën të premten dhe për rastin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *