Një minibus i rrotulluar- Pamje nga vendi i ngjarjes në aksidentin ku mbetën të lënduar dhjetë persona

Një aksident trafiku mes një veture dhe minibusi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” në veri të Prizrenit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Sipas tij rreth dhjetë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova” Prizren – Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një minibusi me targa te huaja. Sipas informatave të para nga njësitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Mediumi Klan Kosova ka publikuar një videon ku shihen dy autoambulancë në vendin e ngjarjes.

Related Posts

Tragjedia me tre të vdekur në Badovc, Pacolli: Kur do të riparohen e sigurohen rrugët tona?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jetën tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e Badovcit. Sipas Pacollit…

Robert Berisha me dedikim të veçantë për të dashurën: Nuk plakem veç me ty o shpirt

Muzikanti dhe moderatori i njohur, Robert Berisha, ka kohë që ka bërë publike lidhjen e tij. Ai tashmë dihet se po shijon një romancë dashurie me një…

Egla Ceno flet pas BBVA: Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi

Me nisjen e emisionit “Goca dhe Gra”, një prej moderatoreve, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me eksperiencën e saj në BBVA 3, nga ku doli dhe fituese…

“Unë nuk kam bërë operacione plastike” Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur. Ajo ka treguar dy operacione, por që…

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse

Melisa Trëndafili zbulon detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë, kur bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë. Ajo tregon se një ditë para ngjarjes së rendë,…

Vdes foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetimet për mjeken e spitalit

Një foshnje vëtëm pesëditëshe ka humbur jetën në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë. Siç bëhet e ditur, i porsalindur ka humbur jetën të premten dhe për rastin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *