“A i keni marrë parashutat…”- Stresi tallet me Policinë e Kosovës pasi u shpall në kërkim, e fshin më pas postimin

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Arkimed Lushajt, të njohur me nofkën Stresi, pas incidentit në një diskotekë në Pejë.

“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor””, thuhet në njoftimin e PK’së, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Lidhur me këtë, ka reaguar reperi Stresi përmes një postimi në ‘Instagram’.

Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit dhe ia ka bashkangjitur këngën e Eli Malajt, “Hajde luj shpirti jem”.

“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, ka thënë Stresi në postim.

Ai më pas e ka fshirë këtë postim.

Related Posts

Alternativa pushton vëmendjen me skandale- Kusari-Lila me Radojçiqin, Tafarshiku i dehur shkel një femijë

Partia Alternative, në krye me Mimoza Kusari-Lilën, ka pushtuar vëmendjen me skandale. Kusari Lilës i është publikuar sërish një përgjim tjetër me Radoiçiqin, teksa koordinohen për projektligj…

“Rrogën e FSK’së në shesh me dalë me shit fara e nxjerri”, revoltohet ushtari që braktisi ushtrinë e Kosovës

Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish pjesëtari i Forcave të Sigurisë…

U rrah nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr raportin

Marinela dhe Antonela Berisha, të cilat dhunuan disa muaj më parë më sende të forta Klea Prengen, vijojnë të jenë të lira. Dëmtimi që i është shkaktuar…

“Tregoni pazaret që keni bërë me Radoiçiqin” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas përgjimeve telefonike mes Mimoza Kusari-Lilës dhe kryekriminelit Millan Radoiçiq. Musliu ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të tregojë se…

Zbulohet zyrtarisht data kur nis Big Brother VIP Kosova 3

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do nisë sezoni i tretë tanimë…

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *