“Tregoni pazaret që keni bërë me Radoiçiqin” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas përgjimeve telefonike mes Mimoza Kusari-Lilës dhe kryekriminelit Millan Radoiçiq.

Musliu ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të tregojë se cilat ishin sipas saj “pazaret” e tyre me Radoiçiqin.

“Vetëvendosje duhet të tregoj cilat ishin kërkesat e Radiçiqit për qeverinë Kurti dhe të tregoj pazaret qe kanë bërë me Radoiçiqin”, shkroi ajo në Facebook.

Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka dal me reagim rreth bisedave të publikuara ndërmjet Milan Radojiçiq.

Ajo këto biseda i quajti montazha duke thënë se biseda e fundit me të ishte në qershor të 2022-të.

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime. Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se përgjigjen do ta marrin më 9 shkurt.

“Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radoiçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur. Atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkul”, ka deklaruar shefja e deputetëve të LVV-së”, tha ajo.

Related Posts

Alternativa pushton vëmendjen me skandale- Kusari-Lila me Radojçiqin, Tafarshiku i dehur shkel një femijë

Partia Alternative, në krye me Mimoza Kusari-Lilën, ka pushtuar vëmendjen me skandale. Kusari Lilës i është publikuar sërish një përgjim tjetër me Radoiçiqin, teksa koordinohen për projektligj…

“Rrogën e FSK’së në shesh me dalë me shit fara e nxjerri”, revoltohet ushtari që braktisi ushtrinë e Kosovës

Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish pjesëtari i Forcave të Sigurisë…

U rrah nga motrat Berisha, Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr raportin

Marinela dhe Antonela Berisha, të cilat dhunuan disa muaj më parë më sende të forta Klea Prengen, vijojnë të jenë të lira. Dëmtimi që i është shkaktuar…

Zbulohet zyrtarisht data kur nis Big Brother VIP Kosova 3

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni. Data se kur do nisë sezoni i tretë tanimë…

Revole e fishekë- Çka u sekuestrua përgjatë bastisjes në aksionin ku mbeti i arrestuar sekretari i ministrisë së Infrastrukturës?

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe…

Protesta në Tiranë – 16 persona janë duke u hetuar

16 persona janë vënë nën hetim pas protestës të zhvilluar dje në Tiranë nga opozita. Një është arrestuar, 6 janë proceduar në gjendje të lirë, dhe 9…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *