U gjet i pajetë te plazhi i shkëmbinjve në Ksamil, identifikohet 38-vjeçari. Gjeti vdekjen nga…

38-vjeçari i cili u gjet i pajetë mesditën e djeshme pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil është Florian Kofina, banues në Tiranë. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore mësohet se 38-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.

Dyshohet se paraprakisht viktima ka pësuar arrest kardiak teksa bënte zhytje në plazhin e njohur si plazhi i shkëmbinjve dhe më pas është mbytur. Personat, të cilët kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit i kanë thënë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese. Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nisi punën duke kryer veprime në vendin e ngjarjes, për të parë nëse qëndrojnë apo jo dëshmitë.

Nga ekpertiza ka rezultuar se në trupin e 38-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim të jetë shkaktuar nga jet ski, përveç një gërvishtjeje të vogël në pjesën e gjoksit, për të cilën ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë pasi kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të dytë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Related Posts

Simiq: Kusari-Lila nuk më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, kemi komunikuar edhe pas qershorit

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre. Sipas Simiqit, kryekrimineli Radojçiq i kishte…

Helmimi dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së nënës dhe vajzës në Sllatinë të Tetovës

Një rast tragjik ka ndodhur të marten në fshatin Sllatinë të Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e…

Skandali i Diddy-t, Justin Bieber po përballet me krizë mendore

Thuhet se Justin Bieber është “absolutisht i neveritur” nga skandali i reperit të arrestuar Sean “Diddy” Combs, i cili është akuzuar për përdhunim, trafik njerëzish dhe drejtimin…

Linda Halimi me poza provokuese, vë në pah të pasmet

Pozat sensuale nga këngëtarja Linda Halimi nuk kanë të ndalur. Ajo nuk përton të ndaj nga ato edhe më provokuese duke zbuluar shumë nga trupi i saj….

Kaderi bëhet me veturë luksoze

Kader Kicaj po bën jetë luksoze pas daljes nga Big-u. Ajo ka shfrytëzuar famën që ka marrë nga ky format duke qenë e kërkuar nga kompani të…

Dy ish konkurrentët e “Përputhen” bëjnë publike romancën e tyre

Vedati dhe Roela, të njohur për publikun nga sezoni i fundit i “Për’puthen”, kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre romantike. Pas trekëndëshit të famshëm mes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *