Simiq: Kusari-Lila nuk më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, kemi komunikuar edhe pas qershorit

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas Simiqit, kryekrimineli Radojçiq i kishte dhënë udhëzime për të mbështetur disa nisma ligjore të kërkuara nga Kusari-Lila, përfshirë ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si grup parlamentar kemi votuar pro ligjit për pagën minimale dhe kemi mbështetur emërimin e gjyqtarëve me udhëzim nga Radojçiq, të cilat na i kërkoi Mimoza Kusari-Lila,” ka deklaruar Simiq për Debat Plus, duke shtuar se komunikimet mes tij dhe shefes së deputetëve të VV-së kanë vazhduar edhe pas qershorit.

Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve, ka theksuar se kishte nxjerrë nga zyra Simiqin, por ky i fundit e ka mohuar këtë.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, unë kam dhënë përgjigjet në njoftimin tim që ia kam dërguar mediave për herë të parë kur doli në publik aferën “Zdravo” në Kosovë. Ajo që mund të shtoj është se Mimoza Kusari nuk më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, as atëherë në muajin qershor, dhe unë kam prova se kemi qenë në kontakt edhe pas kësaj. Sa i përket kërkesave që kemi pasur, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoiçiq i tha Mimozës që t’ia përcjellë shefit të saj, më mirë është të kontaktoni atë, ndoshta ndonjëherë do të jeni në pozita ta merrni një përgjigje për këtë pyetje, ose do ta merrni nga ai. Unë e di se si grup parlamentar kishim udhëzim dhe miratim nga Radoiçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale, që ne si grup parlamentar e bëmë dhe votuam PRO ligjit për pagën minimale në muajin qershor, dhe kishim udhëzim nga Radoiçiq që të mbështesim zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese që na e kërkoi Mimoza”, thuhet në deklarimin e Simiqit.

Related Posts

Luana ngre këmbën lartë, gati zbuloj ‘zogun’

Luana Vjollca është moderatore dhe këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun. Ajo është shumë punëtore dhe këtë e tregon vazhdimisht. Luana krahas muzikës dhe…

Nxehet Nora Istefi, vjen me një vallëzim ‘hot’ nga dhoma e hotelit

Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në mediat rozë. Jeta e saj profesionale dhe ajo private gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen…

U akuzua se trafikonte vajza në Dubai, kjo është përgjigja e Elvana Gjatës

Këngëtarja Elvana Gjata ka një përgjigje për disa lajme në rrjete sociale që sipas saj janë jo të vërteta. “Në momentin që çdo gjë ka kaluar në…

Kiara ka një sekret si të iu shumohen paratë

Kiara Tito përveç modelimit njihet edhe për veshjen dhe kombinimet unike qe janë gjithmonë trendi me kohën. Kiara, ndau një fotografi me një portofol të kuq duke…

Ledri dhe Sara ndahen përfundimisht

Pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit për një lidhje të re të reperit të njohur Ledri Vula me modelen Rina Zaiti, duket se…

Ja me kë po e ndanë shtatin ish banori i BBVA-së Shpat Kërleshi

Shpati është një nga djemtë bukurosh të Prishtinës, i cili njihet për jetën luksoze që bën. Shpati kohët e fundit shijoi jetën në disa vetë të mrekullueshme….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *