Shefi i sigurimit të Afrim Gashit largohet nga puna, rrezikon burg mbi 3 vjet e gjysmë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, në lidhje me incidentit e presidentes, Vjosa Osmani, që ndodhi në Aeroportin e Shkupit.

Ai është pezulluar nga puna dhe ndaj tij rëndojnë kallëzimet për cenim të sigurisë dhe pengim i personit zyrtarë. Procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj dy policëve të tjerë.

Ai rrezikon dënim me burg nga 1 deri në 3 vjet.

“I denoncuari ka ardhur në Aeroportin e Shkupit me veturë në parkingun e sektorit VIP. Ka dal nga vetura dhe ke nxjerr armën, e ka përgatitur dhe përsëri e ka kthyer në bel. Policit që ka qenë i sistemuar tek dera i është qasur me zë të lartë dhe i është kërcënuar. Polici është dërguar në Aeroport nga kryetari i Kuvendit me qëllim tejkalimin e mosmarrëveshjes së krijuar me presidenten e Kosovës. Ai bashkërisht me dy policë të tjerë, duke lëvizur nëpër pjesën ku nuk e kanë të lejuar të lëvizin, i janë kërcënuar me jetë  të punësuarve në TAV dhe policëve duke kërkuar që presidenten ta dërgojnë me veturë deri te aeroplani”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Kryeministri Hirstijan Mickoski tha se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe do të ketë përgjegjësi penale derisa vërtetohet vepra.

“Derisa institucionet konstatojnë tejkalim të procedurave apo kryerje të veprës penale, të jeni të sigurt se ai person do të dalë para përgjegjësisë. Askush nuk do të mund të jetë mbi ligjin. Derisa jam unë kryeministër, njerëz mbi ligjin nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha Mickoski.

Për cenim të sigurisë i dyshuari rrezikon më së shumti 6 muaj burg ose gjobë në të holla, ndërsa për pengim të personit zyrtarë rrezikon dënim me burg nga 1 deri në 3 vjet.

Related Posts

Egla Ceno me flokë të gjata, nuk keni shanse ta njihni

Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka ndarë një postim me ndjekësit…

Fifi i kërkon falje publikisht nënës së saj, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur, Fifi u ka bërë të mundur ndjekësve të saj që të bëjnë pyetje drejtuar asaj. Njëra nga pyetje ka qenë se kujt i thotë…

Edona ka disa fjalë për të gjithë ata që i uruan vdekjen

Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK, Edona James. Ajo ka folur…

Aludimet për një romancë të re, reagon për herë të parë Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë sa i përket aludimeve të fundit në rrjet se është në një romancë të re me…

Luizi tregon ditën dhe datën që ia ndryshoi jetën

Luizi është një nga artistët më të dashur nga publiku. Ai pas fitores në “Big Brother”, vazhdimisht ishte pranë ndjekve me projekte të shumta. Luizi ndau një…

Alba vishet me veshje të ngushtë, gjoksi gati po i ‘shpërthen’

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj, po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. E vetëdijshme për këtë, Alba shpesh publikon imazhe në rrjetet sociale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *