Aludimet për një romancë të re, reagon për herë të parë Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë sa i përket aludimeve të fundit në rrjet se është në një romancë të re me një burrë të martuar.

Ditën e sotme, Elvana ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” ku zbuloi më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin.

Gjatë karrierës së saj, ajo është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet.

Si reagon ajo ndaj tyre?

“Përtej shakasë dhe faktit që unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim që në fillimet e mia, sepse kam dashur gjithmonë që puna të flasë për mua.

Më duhet të them që kohët kanë ndryshuar.

Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë lojë numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh.

Patjetër që është në rregull që të japësh opinionin tënd, por kjo nuk do të thotë që ke të drejtë.

Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me seriaalin me Romeon.

Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera.

Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra.

Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi.

Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe.

Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët.

Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo llogjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia.”

Related Posts

Egla Ceno me flokë të gjata, nuk keni shanse ta njihni

Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka ndarë një postim me ndjekësit…

Fifi i kërkon falje publikisht nënës së saj, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur, Fifi u ka bërë të mundur ndjekësve të saj që të bëjnë pyetje drejtuar asaj. Njëra nga pyetje ka qenë se kujt i thotë…

Edona ka disa fjalë për të gjithë ata që i uruan vdekjen

Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK, Edona James. Ajo ka folur…

Luizi tregon ditën dhe datën që ia ndryshoi jetën

Luizi është një nga artistët më të dashur nga publiku. Ai pas fitores në “Big Brother”, vazhdimisht ishte pranë ndjekve me projekte të shumta. Luizi ndau një…

Alba vishet me veshje të ngushtë, gjoksi gati po i ‘shpërthen’

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj, po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. E vetëdijshme për këtë, Alba shpesh publikon imazhe në rrjetet sociale…

Luana ngre këmbën lartë, gati zbuloj ‘zogun’

Luana Vjollca është moderatore dhe këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun. Ajo është shumë punëtore dhe këtë e tregon vazhdimisht. Luana krahas muzikës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *