E dhimbshme: Ky është pejani që humbi jetën tragjikisht në aksidentin te “Arbën Xhaferi”

Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Sinjali mëson se personi që humbi jetë në këtë aksident të rëndë është 60 vjeçari nga Peja, Erzen Merxha.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Daut Hoxha, ku tha se një person ka humbur jetën, ndërsa shoferi i veturës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë për në QKUK.

“Një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, tha Hoxha.

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”, theksoi ai.

“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, shtoi Hoxha.

Related Posts

Egla Ceno me flokë të gjata, nuk keni shanse ta njihni

Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka ndarë një postim me ndjekësit…

Fifi i kërkon falje publikisht nënës së saj, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur, Fifi u ka bërë të mundur ndjekësve të saj që të bëjnë pyetje drejtuar asaj. Njëra nga pyetje ka qenë se kujt i thotë…

Edona ka disa fjalë për të gjithë ata që i uruan vdekjen

Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK, Edona James. Ajo ka folur…

Aludimet për një romancë të re, reagon për herë të parë Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë sa i përket aludimeve të fundit në rrjet se është në një romancë të re me…

Luizi tregon ditën dhe datën që ia ndryshoi jetën

Luizi është një nga artistët më të dashur nga publiku. Ai pas fitores në “Big Brother”, vazhdimisht ishte pranë ndjekve me projekte të shumta. Luizi ndau një…

Alba vishet me veshje të ngushtë, gjoksi gati po i ‘shpërthen’

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj, po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit. E vetëdijshme për këtë, Alba shpesh publikon imazhe në rrjetet sociale…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *