Fjalët “hajn”, “mashtrues” dhe “të korruptuar” dominuan debatin në kuvend

Si rëndom seanca e Kuvendit, as sot nuk filloi me kohë, por gati me një orë vonesë. Andaj, ata pak deputetë që erdhën në orën 10:00, patën mundësi të bisedojnë.

Kaq relaksuese situata nuk ishte edhe kur nisi të diskutohej për numrin e kontratave njëburimore gjatë Qeverisë Kurti 2, për çka edhe u thirr seanca e së enjtes.

Sipas opozitës kontratat me procedurë të negociuar janë burim i korrupsionit.

Por, ministri i Infrastrukturës nuk e pati të qartë, përse erdhi sot në Kuvend.

“Unë nuk jam duke e ditur pse më keni thirrë mua, krejt çka u fol qetu nuk ka të bëjë me mua. Deputetja që e ka thirrë seancën e filloi fjalimin e saj dhe përfundoi dhe në rastin kur duhej të fliste për Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021, tha 10 milionë, por që realisht është 1 milion. Për me arsyetua pse më kanë thirr mua, thanë që kur vjen puna te Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës tha 10 milionë”, tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Debati u ashpërsua kur deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, akuzoi ish-ministren e Financave se edhe në kohën e saj, ishin nënshkruar disa kontrata me procedurë të mbyllur.

Pas kësaj situate, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, lëshoi sallën.

Për shkak të ofendimeve, siç tha edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci u lagua nga drejtimi i seancës.

Iniciuesja e seancës, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, paraqiti rezolutën, ku mes tjerash paraqiti nevojën edhe të themelimit të një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me kontratat njëburimore.

Mirëpo, kjo rezolutë nuk u hodh në votim për shkak se nuk kishte kuorum për vendimmarrje. /atvlive.tv

Related Posts

Më të dashuruar së kurrë, Diola dhe Erolldi shijojnë pushimet

Marrëdhënia midis Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së fundmi. Marrëdhënia midis Diola Dostit dhe Erolld Belegut po merr vëmendje të madhe së…

Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Këngëtarja e talentuar Linda Halimi ka dhënë një intervistë për Prive, ku ka folur hapur për përvojat e saj të veçanta gjatë qëndrimit në Big Brother VIP…

Konfirmohet arratisja e Enver Sekiraqës, Policia: Nuk e gjetëm në shtëpi, kemi informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj…

Kurti pret në zyre humbësit e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut. Ky koalicion ka humbur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut nga…

Pamje të rënda| Reperi i njohur dhunon ish të dashurën, e godet dhe e tërheq zvarrë

Një video e tmerrshme është duke qarkulluar në rrjetin social X. Reperi Diddy shihet duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij. Ai e godet atë disa…

‘Nuk duroja dot të shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja në dy punë dhe lekët të mi hajë ai’! Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari del sot para gjykatës

GREQIA- 50-vjeçar shqiptar Eduart Danaj, i cili vrau me thikë ish-bashkëshorten, duke i lënë armën e krimit të ngulur në trupin e pajetë, pritet t’i kërkojë falje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *